Berisha: Mosndjeshmëria e opozitës për anëtarësimin e Kosovës në KiE është tregues se ajo e do pushtetin

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka thënë se mosndjeshmëria e opozitës për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE) dhe përfshirja në temën e zgjedhjeve, është tregues se ajo e ka deshirën e pushtetit

Ish-zevëndësministri i Kosovës, Anton Berisha

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend.

Berisha ka thënë se opozita në vend që të mos e lejojë mosanëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE), ajo është përfshirë në temën e zgjedhjeve.

“Opozita, në vend që të ushtrojë presion për të mos lejuar dështimin më të madh të Qeverisë Kurti dhe të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë, mosanëtarësimin në Këshillin e Evropës, ajo ka hyrë në vallen e temës së shpikur të Kurtit për zgjedhjet”, ka thënë Berisha.

Berisha ka thënë se kjo “mosndjeshmëri”, siç e ka cilësuar ai, ndaj një teme kaq madhore, është tregues se as ajo nuk e ka prioritet anëtarësimin e Kosovës në KiE, por “ka dëshirën e pushtetit”.

Për më tepër, në këto kondita është një qasje naive politike dhe nënkuptueshëm mungesë e sensit shtetëror”, ka përfunduar ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika