Berisha në SPAK, merret në pyetje për herë të parë për aferën “Partizani”

Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha pritet të paraqitet për herë të parë këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme për t'u marrë në pyetje nga hetuesit për aferën "Partizani"

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, do të paraqitet për herë të parë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për t’u marrë në pyetje sa i takon aferës së ish-klubit sportiv “Partizani”.

Siç raporton Euro-news, Berisha ka dalë nga banesa e tij i shoqëruar nga forca policie, por i buzëqeshur duke thënë një fjali të vetme “Beteja pa kthim vazhdon!”

Berisha ndodhet në arrest shtëpiak që prej 30 dhjetorit.

Nuk dihet ende nëse ai do të pranojë të shkojë në SPAK, pasi në kohën kur i ishte caktuar masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”, nuk e zbatoi asnjëherë duke e cilësuar vendimin e gjykatës si antikushtetues.

Në tetor, SPAK-u njoftoi se Berisha dyshohet për korrupsion në një rast bashkë me dhëndrin e vet, Jamarbër Malltezi, për privatizimin e paligjshëm të kompleksit sportiv “Partizani”.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika