Berisha: Neni 7 i planit evropian e çon Kosovën në ofertën e Millosheviqit

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Hisen Berisha, e ka komentuar planin franko-gjerman, i cili është plan për marrëveshjen finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Berisha ka thënë se në nenin 7 të këtij plani sipas Berishës, kjo  është e njëjta e ofertë me atë të ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq-it.

Sipas, Berishës, Asociacioni me vërejtjet e kushtetues nuk krijojnë një Republike Serpska, sepse ketë po e garantojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Përfaqësuesit amerikan nuk kanë folur asnjë herë pa e pasur edhe njohjen reciproke ne qendër të marrëveshjes. Plani franko-gjermani nuk e ka njohjen. Përkundër e lënë të hapur çështjen ndryshimin kushtetuese për Serbinë për një dhjetë vjeçar planifikohet integrimi në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar Berisha.

“Shihe në nenin 7 të planit franko-gjerman, Kosovës ia bën akomodimin sikurse oferta e Millosheviq-it, me shumë se autonomi me pak se pavarësi”, ka theksuar ai.

Më tej, deputetit nga PDK-ja, ka thënë se qeveria e Kosovës i ka nënshkruar tri marrëveshje anti-kushtetuese.

“Marrëveshjen për energjinë udhëzuesin për implementimin e kësaj marrëveshje, e barti kompetencën nga ZrRe-ja e barti ne Bashkimin Evropian që është shkelje e sovranitetit të institucioneve tua shtetërore”, ka thënë Berisha.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika