Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Hisen Berisha, e ka komentuar planin franko-gjerman, i cili është plan për marrëveshjen finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Berisha ka thënë se në nenin 7 të këtij plani sipas Berishës, kjo është e njëjta e ofertë me atë të ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq-it.
Sipas, Berishës, Asociacioni me vërejtjet e kushtetues nuk krijojnë një Republike Serpska, sepse ketë po e garantojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Përfaqësuesit amerikan nuk kanë folur asnjë herë pa e pasur edhe njohjen reciproke ne qendër të marrëveshjes. Plani franko-gjermani nuk e ka njohjen. Përkundër e lënë të hapur çështjen ndryshimin kushtetuese për Serbinë për një dhjetë vjeçar planifikohet integrimi në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar Berisha.
“Shihe në nenin 7 të planit franko-gjerman, Kosovës ia bën akomodimin sikurse oferta e Millosheviq-it, me shumë se autonomi me pak se pavarësi”, ka theksuar ai.
Më tej, deputetit nga PDK-ja, ka thënë se qeveria e Kosovës i ka nënshkruar tri marrëveshje anti-kushtetuese.
“Marrëveshjen për energjinë udhëzuesin për implementimin e kësaj marrëveshje, e barti kompetencën nga ZrRe-ja e barti ne Bashkimin Evropian që është shkelje e sovranitetit të institucioneve tua shtetërore”, ka thënë Berisha.