Afrim Berisha, sekretar personal i ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, i ka mohuar pretendimet e avokatit Besnik Berisha se Kosova ka embargo për blerje të armëve.

“Deklaratat e avokatit Besnik Berisha janë plotësisht të pavërteta dhe shpifje”, ka thënë ai.

Sipas Berishës, vetëm në tre muajt e fundit, Ministria e Mbrojtjes ka realizuar disa blerje të armatimit nga disa shtete.

“Republika e Kosovës nuk ka embargo për blerje të armëve, për më tepër, vetëm në 3 muajt e fundit, Ministria e Mbrojtjes ka realizuar blerje të armatimit nga disa shtete për lloje të ndryshme të armëve. Blerje patjetër që do të ketë edhe në vazhdim”, ka thënë ai.

I gjithë ky armatim, sipas tij “ është në nivel dhe përputhje të plotë me standardet e NATO-së”.