Berisha: Nuk ka prova për të, i dyshuari për spiunazh është dëshmitar në Hagë

Avokati Besnik Berisha ka deklaruar se klienti i tij, si njëri nga të dyshuarit për spiunazh është dëshmitar në Gjykatën Speciale në Hagë dhe nuk ka prova kundër tij. Sipas Berishës, prokuroria ka bërë spektakël me arrestimin e tij, duke pretenduar se ishte spiun i BIA-s serbe

Besnik Berisha

Avokati Besnik Berisha ka thënë se klienti i tij, i dyshuar për spiunazh, Bedri Shabani, është dëshmitar në Gjykatën Speciale në Hagë.

Berisha ka theksuar se nuk ka prova ndaj Shabanit për spiunazh ndaj Shabanit, siç pretendon Prokuroria Speciale.

Sipas avokatit, prokuroria ka bërë spektakël me arrestim e klientit të tij, si spiun i dyshuar për BIA-n serbe.

“Jam i lumtur bashkë me kolegen se ajo fare sot dëgjuam dhe lexuam nuk arriti të argumentojë asnjë fjalë apo fjali se dy qytetarët e Kosovës kanë spiunuar në Serbi.

Nuk pati mundësi Prokuroria për ta zbuluar qoftë edhe asnjë transkripit të vetëm. Qoftë edhe një vazhdim të vetëm. Qoftë edhe një fotografim të vetëm. Prandaj si qytetar, si profesionist, më duhet të them se po që se të shqyrtohen provat e që nuk i kemi pa, e ky spektakël është gabim. Është hetim që ka filluar që 8 muaj, dhe është rezultat që nuk ka prodhuar asgjë, vetëm ka sjellë dy në emër të ashtuquajturës drejtësi. E që në fakt rrezikohen ata dhe familja”, ka thënë Berisha.

Ndërkaq, Berisha ka thënë se Policia e Kosovës gjatë bastisjes së shtëpisë së klientit të tij nuk ka gjetur asgjë, ndonëse është njoftuar se u janë sekuestruar armë e gazmaska ushtarake.

“Asnjëra nga këto nuk lidhen me klientin tonë… asnjëherë nuk ka pasur asnjë qasje në asnjë fakt apo provë që do t’i hynte në punë shërbimit apo aq më pak do të rrezikonte sigurinë kombëtare. Te klienti im (B.SH.) nuk është sekuestruar asgjë e paligjshme”, ak shtuar Berisha.

“S’ka shkruar asnjë si fakt inkriminues… Ata kanë dështuar dhe ky është persekutuar”.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika