Berisha: Nuk kemi vija të kuqe, do të votojmë qeverinë që merr përsipër obligimet tona

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE), Veton Berisha, ka deklaruar se subjekti që ai drejton nuk do të pranojë trajtimin e komunitetit egjiptian si një bllok uniform (të komuniteteve pakicë jo-serbe) që ndjek shumicën, duke theksuar se vendimet e partisë do të bazohen në qëndrime të pavarura.

Votat e numëruara deri më tani as opozitës e as Lëvizjes Vetëvendosje nuk ia japin fuqinë që ta krijojnë të vetme Qeverinë.

Duke folur për formimin e qeverisë së re, Berisha ka deklaruar se nuk ka vija të kuqe ndaj asnjë kandidati për kryeministër dhe se mbështetja e PLE-së do të varet nga angazhimi për implementimin e programit të tyre.

“Nuk kam vija të kuqe me asnjërin, me emra të përveçëm…  Programi ynë është publik dhe secili kryeministër duhet të zotohet që të jetë tërësisht i implementueshëm. Unë do ta votojë atë qeveri që i merr përsipër obligimet, të cilat ne do ta kemi një ofertë në tavolinë. Dhe do të shohim se sa do të arrij t’i marrë obligimet”, ka thënë Berisha në Debat Plus.

Berisha ka kritikuar ndërhyrjen e kryeministrit Albin Kurti në komunitetin egjiptian gjatë fushatës zgjedhore, duke e cilësuar të papranueshme mbështetjen e hapur për ministrin Elbert Krasniqi.

“Nuk ka qenë e lehtë për ballë tij (Elbert Krasniqit). Sepse ai ka ardh në fushatë në pozitë të ministrit, dhe në të njëjtën kohë që ka qenë e papranueshme, që kjo praktike nuk duhet me qenë e tillë, është se kryeministri Kurti ka ardh në komunitet dhe ka bërë thirrje me u votu Elbert Krasniqi. Që i bie që ka qenë një ndërhyrja e drejtpërdrejt në vullnetin e komunitetin egjiptian.

Ministri Krasniqi ka marrë vota në vendbanime, ku nuk ka egjiptian si në Malishevë, Leposaviq, Zubin Potok…”, ka shtuar Berisha.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika