Berisha: Osmani e Kurti izoluan Kosovën, e kanë bërë Asociacionin kusht për anëtarësim në KiE

Ish-zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Anton Berisha, ka thënë se presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti, me synimin populist për të marrë vota, e kanë kthyer Asociacionin e komunave me shumicë serbe në kusht për pranim në Këshillin e Evropës

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka kritikuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin Albin Kurti për “politikën e tyre populiste”, duke i akuzuar ata për izolimin e vendit në një kontekst të ndërlikuar gjeopolitik.

Në një postim në Facebook, Berisha ka theksuar se vendimi i tyre për të zhvilluar politika populiste për të fituar vota ka çuar në izolimin e Kosovës dhe ka sjellë koncesione të mëdha.

Ai, gjithashtu, ka kritikuar mënyrën sesi çështja e Asociacionit është trajtuar, duke thënë se në vend që të shfrytëzohej në kontekstin e anëtarësimit në NATO dhe të aplikimit për në BE, politika e tyre infantile ka bërë që Asociacioni të jetë kusht për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Kështu, në vend që tema e Asociacionit të shfrytëzohej në kontekstin e anëtarësimit në NATO dhe aplikimit për në BE, ajo tash falë kësaj politike infantile të targave, dinarit e problemeve te tjera krejt artificiale te krijuara nga qeveria e Kosovës ne veri, e kane sjellë punën që Asociacioni do te jetë kusht për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, ka shkruar ai në Facebook.

Berisha ka vlerësuar se anëtarësimi i Kosovës në KiE duhej të ndodhte në rrugë normale dhe të pakushtëzuar.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika