Berisha: Paramendojeni Gazën sot, shumica janë refugjatë

Albert Berisha

Albert Krasniqi, politikolog, njohës i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, lidhur me ngjarjen e së shtunës, mes Izraelit dhe Palestinës, ka thënë se 75% e banorëve në Gazën e sodit janë refugjatë dhe ata janë zhvendosur prej territoreve të tjera palestineze dhunshëm.

Kështu është shprehur politikologu, Albert Berisha i ftuar në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin, në RTV Dukagjin, teksa është pyetur “si e ke parë atë që ka ndodhur gjatë ditës së shtune”.

Krasniqi ka theksuar se në Gazë “jetojnë 2.3 milion banorë. 75%  e tyre janë refugjatë, të cilët janë zhvendosur prej territoret e tjera palestineze dhunshëm. Të cilëve iu është grabitur prona e tyre dhunshëm, të cilët kanë lënë familjarët e tyre të vdekur dhe janë strehuar në Gaza. Më pak se 360 km jetojnë”.

“Paramendojeni Kampin e Aushvicit, edhe paramendojeni Gazën sot. Në Gaza jetojnë 2.3 milion banorë. 75%  e tyre janë refugjatë, të cilët janë zhvendosur prej territoret e tjera palestineze dhunshëm. Të cilëve iu është grabitur prona e tyre dhunshëm, të cilët kanë lënë familjarët e tyre të vdekur dhe janë strehuar në Gaza. Më pak se 360 km jetojnë. Janë komplet si me marr 2 milionë njerëz, një Kosovë të tërë dhe më tepër, me i izolu sikurse me qenë një kamp qëndrimi masiv. Pa pasur lëvizje, qarkullim mallrash, të rrethuar me mure, me tanke, të bombarduar vazhdimisht”, ka shtuar Krasniqi.

Tutje, ai ka shtuar nëse “kjo cilësohet si Holokaust. Për 70 dhuna sistematike, terrori sistematik që e ka bërë shteti izraelit kundrejt palestinezëve është 70 here më shumë se Holokausti i vërtetë.”

Ndryshe, qindra njerëz janë vrarë e mijëra të tjerë janë plagosur që nga mëngjesi i 7 tetorit kur Izraeli u sulmua nga grupi militant Hamas.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se shteti i tij është “në luftë” dhe paralajmëroi goditje të fuqishme ndaj grupit militant Hamas, luftëtarët e të cilit kaluan kufirin tokësor dhe u përleshën me forcat izraelite.

SHBA-ja, Bashkimi Evropian dhe shtete të tjera të botës i dhanë mbështetje Izraelit në luftën kundër militantëve të Hamasit.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika