Berisha për Abazoviqin: Ky mashtrues, ashtu sikurse edhe prototipi i tij Kurti në Kosovë

Gjersa Abazoviq ka thënë se ndihet i nderuar dhe krenar për arritjen e kësaj marrëveshjeje “historike”, ish-ministri Berisha ka reaguar duke thënë të kundërtën ndaj siç e quan ai, "prototipit të Kurtit"

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha,

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Qeverisë së Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe.

Duke cilësuar kryeministrin e Malit të Zi, Abazoviq sikurse “mashtrues”, Berisha ka thënë se mënyra e ardhjes në pushtet e tij nuk dallon shumë nga ajo e Kryeministrit të Kosovës, Albin  Kurti.

“I maskuar nën petkun e orientimit qytetar, e ndërton urën me Kishen Ortodokse Serbe, që pa hyrë në detaje tjera, nuk e njehë Malin e Zi si shtet, nuk e njehë  kombin malazez ashtu siç nuk e njehë as shtetin e Kosovës”.

Gjersa ka thënë se mbështet iniciativën e presidentit Gjukanoviq përmes së cilës synonte, siç e quan ai “Gjukanoviq për rrëzimin e të ashtuquajturit shqiptar Abazoviq”, Berisha ka thënë që Abazoviq është vetëm duke shfrytëzuar pozitën e tij.

“E përkrahë plotësisht inciativën e presidentit Gjukanoviq për rrëzimin e të ashtuquajturit shqiptar Abazoviq nga pozita e kryeministrit i cili qartazi shfrytëzoi pozitën per realizimin e interesave serbomedha duke e goditur me thikë pas shpine shtetin e vet.

Për fat të keq në këta shekuj kemi pasur me bollëk kryevezira të këtij lloji”, ka shkruar ai në Facebook.

Marrëveshja Themelore ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe është nënshkruar mëngjesin e tre gushtit në Podgoricë mes kryemionistrit malazias, Dritan Abazoviq dhe patriarkut Porfirije.

Nënshkruhet Marrëveshja Themelore mes Qeverisë së Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika