Berisha për koeficientin e pagave: Zotimet elektorale të Kurtit rezultojnë që të jenë kauza të rrejshme

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Hisen Berisha, e ka komentuar koeficientin e pagave prej 105 euro,  që sipas Berishës, kjo e vetëm se ka dëshmuar se premtimit e kryeministri Albin Kurti, kanë qenë vetëm për fushat elektorale edhe jo për realizmin e tyre.

“Zotimet elektorale të  Kurtit rezultojnë që të jenë kauza të rrejshme, thjesht mashtrim. Me këtë koeficient që ka vendosur në ligjin e pagave e shohë si tendencë që me automatizëm t’i largojë nga Kosova po thuaj se të gjitha kategoritë e resurseve njerëzore”, ka deklaruar ai.

Më tej, ai ka theksuar se nuk ka asnjë arsye për të qëndruar në punë me një koeficiente të tillë në punë.

“Ne jemi dëshmitar që Fondi Monetar Ndërkombëtare i ka kërkuar rritjen e pagave. Edhe këta po mundohen të arsyetohen se kanë vendosur një tavane ligjorë atje, të buxhetit e cili është buxheti me madhe me përmbi 3 miliardë euro. Por kjo është thjesht një mashtrim sikurse kur kanë deklaruar për  Bashkimin Kombëtare” , ka deklaruar deputeti nga PDK-ja.

 

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika