Berisha për Kurtin: Nuk i shërben policisë me pagesa të dinjitetshme, por e përbuz me gjeste “cirkusanti” si shërbyes bakllavaje

Ish-ambasadori, Anton Berisha, ka reaguar ndaj vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në veri të Kosovës. Ndërsa Berisha e ka kritikuar Kurtin për sjelljen e tij ndaj policisë dhe për vizitën me Papën

Anton Berisha

Ish-ambasadori, Anton Berisha, ka reaguar pas vizitës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në veri të Kosovës.

Sipas Berishës, kryeministri Kurti, “nuk i shërben policisë në ditët e punës me masa shtetërore, pagesa e shujta të dinjitetshme, përbuz uniformën me gjeste “cirkusanti” si shërbyes-bakllavaje”.

“Nuk i viziton policët e rrëmbyer nga Serbia në ditë pune, në zyrat e shtetit, për t’i trajtuar rastin në dimension shtetëror, i viziton privatësish në ngjarje fetare, thua se janë persona privatë”, ka thënë Berisha.

Më tej, ish-diplomati Berisha e ka kritikuar Kurtin se nuk e ka bërë takimin me Papën kur ka pasur mundësi të përfitonte Kosova.

“Nuk e viziton Papën në momentin politik kur mund të përfitojë Kosova, e viziton në momentin personal kur izolohet nga aleanca euroatlantike”.

“Një botë normale është duke bërë çmos për hir të Kosovës të kufizojë dëmet e këtij politikani primitiv, e ne anën tjetër, për fat të keq,  një shoqëri preferon të dehët me veprimet e kryeministrit të papërgjegjshëm”, ka përfunduar Berisha.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika