Berisha: Policia e Kosovës po “partizohet”
Kritika rreth Qeverisë së Kosovës se po e përdor policinë për interesa të saj, ka pasur deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha. Para foltores së Kuvendit të Kosovës, ai e ka akuzuar ekzekutivitin për “kapje” të policisë dhe se sipas tij, në vend se kjo e fundit të profesionalizohet, po “partizohet” […]
Kritika rreth Qeverisë së Kosovës se po e përdor policinë për interesa të saj, ka pasur deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha.
Para foltores së Kuvendit të Kosovës, ai e ka akuzuar ekzekutivitin për “kapje” të policisë dhe se sipas tij, në vend se kjo e fundit të profesionalizohet, po “partizohet” nga partia në pushtet.
“Policia po fillon të partizohet dhe jo të profesionalizohet, kemi folur për kapje, në kuptimin e plotë të fjalës, këtë kapje po e bëni ju. Duart larg nga policia, sepse ashtukështu janë të lodhur nga mungesa e kushteve që duhet t’i ketë një polici normale”, ka deklaruar ai.

Berisha ka folur edhe për Agjencinë Kosovare për Inteligjencë (AKI), për të cilën ka thënë se Qeveria e Kosovës edhe këtë institucion po tenton ta politizojë.
“AKI, do të duhej të ju paralajmërojë ju si qeveri e ne si kuvend, dhe të mos ketë aktivitet politik të njënashëm, sepse e kemi ndërtuar me mund me bashkëpunim me ndërkombëtarët”, ka thënë ai.
Deputeti i AAK-së, në fund i ka bërë thirrje ekzekutivit që ta sjellë në Kuvend mundësinë për tërheqjen e Trustit Pensional. Po ashtu, kërkesë e tij ishte edhe rritja e pagave, sidomos për kategorinë e veteranëve të luftës.















