Berisha: Qeveria Kurti po e rrezikon bërthamën kombëtare deri në ekzistencën e shtetit

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka thënë se përpos që Qeveria e Republikës së Kosovës kryesuar nga kryeministri Kurti ka humbur legjitimitetin etik të saj, ajo po e rrezikon edhe bërthamën kombëtare.

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha pretendon se Qeveria ka përzgjedhur persona të lidhur me UDB-në në pozita të ndryshme.

“Qeveria që erdhi në pushtet me parullën e bashkimit kombëtar, në njërën anë, në kryeqytetin e Europës ka përzgjedhur ambasador me histori të UDB-ës, (shërbimi famëkeq jugosllav i njohur për veprimtarinë antishqiptare), në tjetrën anë në kryeqytetin tonë përzgjedh drejtor të Agjencise për Sekuestrim dhe Konfiskim të Pasurisë, njeriun e UDB-së, i njohur për burgosjen e patriotëve shqiptarë duke përfshirë edhe ish nënkryetarin e LDK-së dhe kryetar i Kuvendit, Kolë Berisha. Kjo qeveri jo vetëm që ka humbur çdo legjitimitet etik, por me veprimet e saj ajo është duke rrezikuar bërthamën kombëtare deri në ekzistencën e shtetit”, ka shkruar ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika