Berisha – Qeverisë Kurti: Keni tradhtuar interesat kombëtare të vendit
Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, në seancën e jashtëzakonshëm në Kuvendin e Kosovës, ka akuzuar Qeverinë Kurti për tradhti ndaj interesave kombëtarë të vendit. Berisha ka theksuar se tani është koha për të ndaluar “këtë sabotim” dhe për të ruajtur integritetin e ushtrisë dhe institucioneve tona. “Kjo Qeveri ka agjendë për zhbërjen e shtetit të […]
Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, në seancën e jashtëzakonshëm në Kuvendin e Kosovës, ka akuzuar Qeverinë Kurti për tradhti ndaj interesave kombëtarë të vendit.
Berisha ka theksuar se tani është koha për të ndaluar “këtë sabotim” dhe për të ruajtur integritetin e ushtrisë dhe institucioneve tona.
“Kjo Qeveri ka agjendë për zhbërjen e shtetit të Kosovës, duke e stërkequr edhe procesin politik edhe funksionalitetin institucional te saj deri te ky segmenti i fundit ne mozaikun e shtetbërjes që janë forcat e armatosura të Kosovës”, ka deklaruar Berisha.
“Keni tradhtuar interesat kombëtare të vendit, është koha që të veprojmë që ta ndalim këtë sabotim të qartë dhe të ruajmë integritetin e ushtrisë sonë dhe institucioneve tona të sigurisë dhe shtetit”, ka theksuar ai.















