Berisha thotë se “s’ka logjikë” ta kapin KPM-në “në tri ditët e fundit”

Në “Debat Plus” kryetari i sapozgjedhur i Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), Besnik Berisha, ka kundërshtuar akuzat për tentativë të kapjes së këtij institucioni.

Ai theksoi se zgjedhja e tij si kryetar, që hyn në fuqi më 21 janar pas përfundimit të mandatit të kryetarit aktual, Jeton Mehmeti, ka ndjekur të gjitha procedurat ligjore.

“Për mua pak ka rëndësi kjo a konsiderohen që a jam unë kryetar a s’jam këto tri ditë apo edhe një mandat. Atë që e kemi votuar sot në mbledhjen sot, e kemi votuar zgjedhjen e kryetarit, i cili e fillon mandatin, më 21 janar, pas skadimit të kryetarit aktual”, ka thënë Berisha.

KPM-ja, tashmë në “kthetrat” e Vetëvendosjes, thotë Kusari

Procesi i zgjedhjes ka shkaktuar reagime nga figura të medias e shoqërisë civile.

Juristja e mediave, Flutura Kusari, e ka cilësuar këtë proces si një akt të paprecedentë që cenon pavarësinë e KPM-së dhe lirinë e mediave në Kosovë.

Berisha, megjithatë, ka mbetur i vendosur në mbrojtjen e procesit dhe ka nënvizuar se nuk ka asnjë interes për kapjen e institucionit.

“Ne e kuptojmë pjesën e fushatës që është bërë. Është në pyetje kryetari aktual zoti Jeton Mehmeti, të cilin ne e kemi zgjedhur, ka mandat edhe tri dite. Asnjëherë nuk na ka shkruar mendja me shkarku kryetarin Jeton Mehmeti. Dhe nuk i kemi pas arsyet, sot në mëngjes i kam parë disa në rrjete sociale, kam qenë jashtëzakonisht i befasuar në atë që u shfaq një lloj, jo lloj po është dezinformat e kulluar se KPM është duke tentuar ta shkarkojë kryetarin, cili është interesi me shkarku. Asnjë interes nuk e kemi. Po të kishim arsye shkarkimin mund të bënim më herët.

Qysh po e kapim tri ditët e fundit. S’po na vyen asgjë. S’ka as logjikë e as asgjë.

Dikush e përmendi sot a është e ligjshme apo jo. nuk është interesant kjo për mua hiç. Hiç absolutisht… në atë kuptimin që kish po dëshiron me gjet që kinse s’ka qenë e ligjshme”, ka thënë Berisha.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika