Berisha u bën thirrje serbëve në veri që të mos bien pre e politikës luftënxitëse të Vuçiqit

Kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, e ka cilësuar gjendjen në veri si shqetësuese dhe rrezik për vendin.

Pas takimit të Komisionit ku u diskutua situata e sigurisë pas ngjarjeve në veri të vendit, Berisha tha se është dashur që të mbahet seancë e jashtëzakonshme, teksa u ka bërë thirrje serbëve në veri që “të mos bien pre e politikës luftënxitëse të Vuçiqit”.

“Situata në veri është shqetësuese, e papranueshme dhe e rrezikon stabilitetin dhe sigurinë në vend. Sot do të duhej që Kuvendi të thirret seancë të jashtëzakonshme, Këshilli i Sigurisë në mbledhje të vazhdueshme dhe kryeministri në krye të detyrës. Ju bëjmë thirrje qytetarëve të komunitetit serb që mos të bien pre e politikës luftënxitëse të Vuçiqit. Grupet kriminale në veri duhet të ndalen nga çdo mjet të dhunës dhe sulmet ndaj policisë së Kosovës”, ka thënë Berisha, shkruan EO.

Ndryshe, në tri komunat e veriut aktualisht po protestohet kundër kryetarëve shqiptarë, të cilët i fituan zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Në ato pjesë, përpos Policisë së Kosovës, po qëndrojnë edhe trupat e KFOR-it.

Protestuesit në disa raste kanë tentuar të përplasen me policët e Kosovës, por ata janë kontrolluar mirë nga njësia speciale atje.

Ndërsa në pasditen e së hënës, disa pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë lënduar gjatë intervenimit për shpërndarjen e protestuesve serbë në Zveçan.

Shija e redaktorit

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

Të fundit nga rubrika