Berisha: Vizita e Kurtit në Vatikan pa efekt, po e shfrytëzon për propagandë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Vatikanit për një takim me Papa Françeskun, ndërsa vizita konsiderohet rutinore sipas ish-zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, Anton Berisha

“Vizita e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Vatikan është e kalkuluar politikisht dhe nuk pritet të ketë ndonjë efekt të madh”.

Kështu ka deklaruar ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, pasi është bërë e ditur se Kurti do të udhëtojë drejt Italisë të mërkurën, ku një ditë më vonë do të takohet me Papa Françeskun në Selinë e Shenjtë.

Berisha ka theksuar se Kurti nuk e ka marrë me prioritet vizitën në Vatikan gjatë mandatit të tij, por po e bën tani për të treguar se nuk është i izoluar dhe për të përfituar nga propaganda e tij politike.

“Kjo është një vizitë rutinë, zakonisht qeveritë e reja kur krijohen i japin prioritet politikës ndërkombëtare dhe pikërisht bëjnë vizitat e para në ato vendet që duan të lënë shenja përparësie. Kurti nuk e ka bërë, nuk ka mundur ta vizitojë Vatikanin herët gjatë mandatit të tij, por kjo është një vizitë e kalkuluar sikur të gjitha të tjerat që i kalkulon ai politikisht. Dhe është një vizitë në një periudhë të tensionuar në Kosovë, ku ai organizon këtë në dy qëllime. E para për të dhënë mesazhin se nuk është i izoluar dhe për të qenë pak më interesant duke e shfrytëzuar për propagandë të tij”, ka deklaruar ai në emisionin FIVE.

Ai gjithashtu ka vlerësuar se raportet mes Kosovës dhe Vatikanit nuk kanë pasur ndonjë përmbajtje të veçantë në këto vite.

Vizitat e mëparshme, sipas tij, janë konsideruar rutinore, ndërsa Kurti po shfrytëzon këtë moment në një periudhë të tensionuar në Kosovë për të forcuar imazhin e tij.

“Vetvetiu momenti po të kishte prioritet raportet me Vatikanin do ta vizitonte më herët. Vizitat që nga koha kur unë kam qenë ministër i Brendshëm, kanë qenë rutinore dhe ai do të mund ta vizitonte më herët për të treguar një prioritet, por ky e ka bërë në këtë periudhë. Sa i përket efekteve nuk ka, sepse nuk ka pasur asgjë përmbajtjësore gjatë këtyre viteve në raport mes Kosovës dhe Vatikanit”, është shprehur ai.

Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika