Berisha: “Zajednica” kalon, kryeministri po mashtron

Deputeti nga radhët e PDK-së, Hisen Berisha ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti në lidhje me Asociacionin në seancën e së mërkurës në kuvend, duke i thënë se "Zajednica" kalon, Kryeministri po mashtron"

Hisen Berisha

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha në një postim në Facebook ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti në lidhje me Asociacionin në seancën e së mërkurës në kuvend, duke i thënë se “Zajednica” kalon, Kryeministri po mashtron”.

Berisha në postimin e tij i është drejtuar kryeministrit se “në pozitën e kryeqeveritarit, keni ardhur me parullën kryesore ”Zajednica” nuk kalon, me këtë parullë unë do të isha përkrahës i juaji në këtë rast që me të vërtetë të mos kaloj. Por, unë po e shoh se Kryeministri po heqë dorë nga kjo kauzë, ashtu siç ke hequr deri tani nga të gjitha kauzat”.

Ai ka thënë se Kurti është duke u munduar t’a ambalazhoj arsyeshmërinë e mashtrimit të tij me “marrëveshjen e parimeve 2013 dhe vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen për implementim të vitit 2015

“Unë po ia dëshmoj se Kryeministrit po mashtron, po i sjellë zotimet e ndërmjetësve ndërkombëtarë që do ndërmerren nëse Kosova e implementon Asociacionin me vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese, e po i prezanton si kushtëzime të tijat, që ai gjoja po i bënë ndaj partnerëve ndërmjetës ndërkombëtar. Ky është një informacion i cili më është transmetuar me këshillën, në origjinal nga mesazhi, “Janë informacione të brendshme – kujdes veç mënyra qysh i prezanton, pa përmend nga janë marre” ka shkruar Berisha ndër të tjera.

Ai ka thënë se këto zotime janë ndryshe nga origjinali i prezantuar nga Kurti gjatë seancës së të enjtes, “1. Që të shuhen komplet strukturat paralele dhe çarmatosen; 2. Qe te kthehen serbet e larguar nga puna, policë, prokurorë e gjykatës; 3. Që Serbia ti sjell para drejtësisë kriminelët e luftës në Kosovë; 4. Që të i sjell të dhënat se ku janë trupat e shqiptareve që ende janë të zhdukur nga lufta në Kosovë” teksa ka shtuar se janë plus dy kushte apo vërejtje që i ka bërë Gjykata Kushtetuese, ndaj marrëveshjes së viti 2015, 22-sish.

“Po ashtu, dua ta bëj të ditur se edhe tri marrëveshjet antikushtetuese, ajo për Udhëzuesin për implementimin e marrëveshjes për energjinë, për lëvizjen e lirë dhe targat, janë arritur në frymën e Planit Franko-Gjerman, siç edhe “Zajednica” me statutin sipas FES që është kushtetuta e rajonit të Serbisë në Republikën e Kosovës. Kjo dëshmon se ky kryeministër ka ardhur në qeverisje me këto objektiva. Pra, falimentimin politik të shtetit, ashtu siç po e fundosë ekonomikisht”.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika