Berishaj: Kurti e ka pranuar një marrëveshje të cilën për 10 vjet e ka kundërshtuar
Ish-zëvendës ministri i Punëve të Jashtme, Anton Berishaj, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës nuk duhet të humbë shumë energji në dialogun me Serbinë, por sipas tij, duhet të fokusohet më shumë në zhvillimin ekonomik dhe sundimin e ligjit. Berishaj në emisionin më të ri të RTV Dukagjinit, “Rreth e Rrotull”, tha se Kurti e […]
Ish-zëvendës ministri i Punëve të Jashtme, Anton Berishaj, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës nuk duhet të humbë shumë energji në dialogun me Serbinë, por sipas tij, duhet të fokusohet më shumë në zhvillimin ekonomik dhe sundimin e ligjit.
Berishaj në emisionin më të ri të RTV Dukagjinit, “Rreth e Rrotull”, tha se Kurti e ka pranuar një marrëveshje të cilën për 10 vjet rresht e ka kundërshtuar.
“Kosova nuk ka kohë për t’u vonuar, është vonuar në procesin e Ohrit 10 vite. Kurti 10 vite ka bërë betejë politike, të cilën pas 10 viteve e ka pranuar të njëjtën marrëveshje, e cila ka qenë e nënshkruar 10 vite më parë”, ka thënë ai.
“Asociacioni është humbje për Kosovën. Kosova ka nevoja të shumta, në vend që energjitë e kësaj shoqërie dhe premtimet e qeverive, të cilat kanë qenë zhvillim ekonomik, ato e shfrytëzojnë energjinë në dialog në një Asociacion apo në lojëra fjalësh”, ka vijuar ai.
Tutje, Berishaj tha se Kosova nuk ka mundësi e as nuk duhet ta imitojë Serbinë të mos e marrë seriozisht dialogun.
Çdo shtyrje e këtij procesi, sipas tij, do të ishte më keq për Kosovën.















