Berlini i përgjigjet Kremlinit: Schroeder nuk është ndërmjetësi për luftën në Ukrainë

Qeveria gjermane ka refuzuar ofertën e presidentit rus Vladimir Putin për përfshirjen e ish-kancelarit Gerhard Schroeder si ndërmjetës në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stefan Cornelius, deklaroi se Moska është e vetëdijshme se kush janë përfaqësuesit përgjegjës për proceset ndërmjetësuese në Evropë dhe se ekziston tashmë një kornizë e qartë diplomatike për negociatat lidhur me konfliktin në Ukrainë.

“Rusia e di shumë mirë kush janë partnerët përgjegjës në Evropë. Nëse Moska është serioze për negociata, kanalet dhe përfaqësuesit janë të njohur”, tha Cornelius, duke shtuar se Berlini do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet diplomatike për arritjen e paqes.

Ai theksoi se kushtet për një armëpushim janë bërë publike prej kohësh dhe qeveria gjermane pret sinjale konkrete nga Rusia për gatishmëri reale për negociata mbi këto baza.

Propozimi i Putinit u kundërshtua ashpër edhe nga partia e të Gjelbërve. Kryetarja e grupit parlamentar të partisë, Britta Hasselmann, e cilësoi idenë si “absurde”, duke deklaruar se përgjegjësia për përfundimin e luftës i takon vetë presidentit rus.

“Putini është agresori dhe ai mund ta ndalë luftën në çdo moment. Propozimi për Gerhard Schroeder është absurd. Edhe në Kremlin duhet ta kuptojnë se ish-kancelari ka humbur besueshmërinë në Evropë për shkak të afërsisë së tij me Putinin”, tha Hasselmann.

Ndryshe nga partitë në pushtet, partia opozitare Alternativa për Gjermaninë (AfD) u shpreh më e hapur ndaj idesë së ndërmjetësimit nga Schroeder.

Zëdhënësi i politikës së jashtme të AfD-së, Markus Frohnmeier, deklaroi se çdo iniciativë që mund të ndihmojë në ndaljen e luftës dhe humbjes së jetëve duhet të konsiderohet pozitive, përfshirë edhe përpjekjet e mundshme të ish-kancelarit gjerman.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika