“Bërllogu e ka mbulu kontinierin”, “nuk ka mjaftueshëm kontinierë” thojnë banorët që janë në hall me deponitë ilegale

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina ka një hall të madh me deponitë ilegale të mbeturinave e si shkak është edhe numri i pamjaftueshëm i kontinierëve.

Gazetari, Endrit Rahimi ka eksploruar terrenin e kryeqytetit dhe ka raportuar drejtpërdrejtë nga një lagje e Prishtinës, duke transmetuar pamje direkt nga vendi i ngjarjes dhe shndërrimi i “fushës” në deponi ilegale të mbeturinave ekstremisht të pa pastër.

Ndërsa, qytetarët janë ankuar për mungesë të kontinierëve dhe shportave të mbeturinave, por prapë hedhin “mbeturina vend e pa vend”.

Pamje direkte nga nje deponi ne kryeqytet

Një pamje tjetër e sjellur direkt nga vendi i ngjarjes është edhe hedhja e pakontrolluar e mbeturinave nga vet qytetarët në vend e pa vend.

Mbeturina te hedhura ne vazo te lules

Edhe përhapja e mbeturinave dhe kundërmimi i tyre mund të sjellë pasoja qoftë edhe ndonjë epidemi.

Një banor i qytetit tha për RTV Dukagjinin, se me mjete vetanake ka paguar njerëz të tjerë por edhe ai vet ka mbledhur dhe pastruar vendin nga mbeturinat e hudhura kudo dhe në mungesë të kontinierëve dhe shportave adekuate.

“Ka shumë muaj që janë hedhur mbeturinat por që nuk janë larguar ato pavarësisht insistimit dhe thirrjeve të bëra ndaj organeve kompetente. Por edhe kafshët janë duke I shpërndarë ato. Banorët e kësaj lagje janë ankuar edhe për shporta të bërllogut, që nuk ka të mjaftueshme. Janë tri hyrje dhe kanë vetëm një kontinier. Janë ankuar për kontiniera ata kanë thënë se nuk ka kontiniera. Por ka edhe qytetarë të pandërgjegjshëm që I gjuajn mbeturinat vend e pa vend. Personalisht disa herë e kam pastruar dhe grumbulluar mbeturinat. Kam paguar dhe njerëz të tjerë që të pastrojmë vendin nga mbeturinat por kot”, tha një banor i kësaj lagjes.

Pamje nga vendi

Bërllogu e ka mbulu kontinierin

Edhe një banor i rrugës “Holger Peterson” të kryeqytetit është ankuar lidhur me menaxhimin e mbeturinave nga kompania e pastrimit si dhe për mungesën e kontinierëve.

“Që dy-tre muaj janë këto mbeturina por asnjëherë kompania e pastrimit nuk është ardh. Kemi bërë kërkesa, janë ardhur vetëm një here në javë por tani nuk po vijnë. Një here e kemi organizu ne banorët me të ardhura vetanake dhe kemi pastruar vendin. Tash normalisht që bëhen këto bërllog, se dy tri hymje a dy tri ndërtesa I hedhin vetëm në një kontinier.Brenda ditës mbushet kontinieri. D.m.th bërllogu e ka mbulu kontinierin. Nuk ka faj qytetari kur një kontinierë nuk I përmbush kushtet e banorëve për mbeturinat që bëhen  brenda ditës. Sigurisht që ka pakujdesi nga qytetarët, si shkak që nuk krijohen kushtet e përshtatshme”, ka thënë ai.

Lidhur me këtë temë Drejtori e Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, përmes një përgjigje të shkurtër me shkrim, ka thënë se “Të gjitha deponitë ilegale do të trajtohen gjatë vitit 2024 dhe në të njëjtën kohë do të shtohet numri i kontenjerëve”.

Ndërsa, kompania e pastrimit nuk iu është përgjigjur në asnjë formë të komunikimit.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika