Bërnabiq në Mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së: Është momenti i fundit për themelimin e Asociacionit

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, theksoi se është momenti i fundit për themelimin e Asociacionit, dhe se ky asociacion është kusht bazë për çdo marrëveshje tjetër. Ajo, gjithashtu, denoncoi situatën e "vështirë" për serbët në Kosovë, duke përfshirë arrestimet e tyre "arbitrare" dhe "dhunën sistematike" kundër tyre

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, vlerëson se është momenti i fundit për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe (AKS) në Kosovë.

Sipas saj, formimi i Asociacionit është kusht bazë për arritjen e çdo marrëveshjeje tjetër.

Kështu u shpreh ajo në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit (KS) të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

“Është momenti i fundit për themelimin e Asociacionit. Bashkësia e komunave me shumicë serbe është kusht bazë mbi të cilin bëhet çdo marrëveshje tjetër”, tha ajo.

Ajo cilëson se “në Kosovën e sotme, nëse je serb mund të arrestohesh në mënyrë arbitrare … për aq sa dëshirojnë politikanët e tyre, e kjo ndodhë në praninë e KFOR-it, UNMIK-ut, e EULEX-it”.

“Nga ajo çka mund të shohim në terren, zyrtarët në Prishtinë fatkeqësisht kanë vetëm 3 mesazhe kyçe për serbët dhe gjithë ajo çka po shohim në këto raporte e ato që ndodhin në terren mund të përmblidhen në këto mesazhe. Ata serbë që janë larguar gjatë vitit 1999, nuk duhet të kthehen më, nuk janë të mirëpritur, është thellësisht shqetësuese, turpëruese. Vetëm në muajt e fundit disa individë janë arrestuar me akuza të krimeve të luftës edhe pse kanë hyrë në Kosovë shumë herë në të kaluarën e nuk janë arrestuar, kur kanë shikuar të kthehen në atë moment akuzat filluan të dalin”, ka thënë ajo.

Më tej, Bërnabiq në fjalën e saj ka shtuar se “Ky është një mesazh i qartë për serbët e zhvendosur nga Prishtina. Mos u ktheni, sepse nuk jeni të mirëpritur. Kosova mbetet kampione me numrin më të vogël të të kthyerve. Mesazhi i dytë: Ata që kanë mbetur në territorin e Kosovës, me muaj e vite anulim sistematik… çfarë shohim në Kosovë është dhunë gjithëpërfshirëse, ligjore e politike kundër serbëve. E vërteta e trishtë është kjo. 11 për qind(%) e serbëve e kanë braktisur Kosovën në dy vitet e fundit për shkak të dhunës sistematike…Mesazhi i tretë është ky: Marrëveshjet e arritura nuk do të zbatohen, ato marrëveshje ose pjesë të tyre që janë implementuar do të anulohen, bllokohen ose çmontohen”, ka thënë kryeministrja serbe në KS të OKB-së.

“Beogradi dhe forcat e sigurisë nuk kanë pasur të bëjnë asgjë me ngjarjen në Banjskë. Ngjarjet në Banjskë janë në pasojë logjike e gjithë atij breshëri frike që Prishtina ka vazhduar të ushtrojë edhe përkundër thirrjeve të ndërkombëtarëve, ka thënë Bërnabiq, duke shtuar se “Dialogu është e vetmja mënyrë për t’i zgjedhur problemet në Kosovë. Bëjmë thirrje për zgjedhje të reja në veri të Kosovës”.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika