Bërnabiq nga Mitrovica me mesazh për “paqe”

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq është duke zhvilluar një vizitë në Mitrovicën Veriore. Ajo në fjalimin e saj të parë para qytetarëve serbë në veri të Kosovës ka thënë se do të dërgojë një mesazh të qartë dhe të thjeshtë paqeje, stabiliteti dhe tolerance nga Kosova

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq në fjalimin e saj

“Sot dua të dërgoj një mesazh të qartë dhe të thjeshtë paqeje, stabiliteti dhe tolerance nga Kosova”, ka thënë kryeminstrja serbe, Ana Bërnabiq, në fjalimin e saj të parë para qytetarëve serbë në veri të Kosovës, duke shtuar se ajo përsërit mesazhin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq “se ne do të jemi gjithmonë me popullin tonë në Kosovë”.

Ajo po viziton Kosovën dhe tani gjendet në qendrën e parë multimediale në veri të Republikës së Kosovës, ku programi ka filluar nga ora 11:00.

Bërnabiq është shprehur se “ne do të vazhdojmë të luftojmë për popullin tonë, dinjitetin e tyre dhe për të parë prosperitet dhe një cilësi gjithnjë e më të mirë të jetës këtu në Kosovë”.

Ajo ka bërë të ditur se tema e radhës në “agjendë” të saj, të cilën do ta përsërisë kudo që do shkojë, nga Mitrovica, në Bruksel, Berlin e Londër, Moskë e Pekin, Abu Dhabi dhe Dubai, është formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe në Kosovë.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq gjatë vizitës në Mitrovicë, 05 shtator 2022

“Kjo është ajo që ne do të vazhdojmë të insistojmë çdo ditë”, është shprehur Bërnabiq.

Ajo ka shtuar se “Në vitet e fundit, ne kemi investuar më shumë se në 40 vitet e fundit – kjo ndërtesë është një tregues i kësaj, dhe më vjen mirë që e nisa vizitën time pikërisht atje, sepse kështu e shoh prosperitetin e vendit tonë dhe njerëzit – jo për të mbetur prapa botës, por për të udhëhequr betejën në përdorimin e teknologjive moderne”.

Ajo shtoi se për të është veçanërisht e rëndësishme që me mbështetjen e Zyrës për Ministrinë e Kulturës dhe Teknologjisë Informative dhe për IT dhe qeverisjen elektronike në Mitrovicë, si dhe në Graçanicë, të krijohet një qendër ku fëmijët do të mund të mësojnë programin dhe teknologjitë moderne, raporton N1.

“Nëse ne ofrojmë paqe dhe stabilitet, ajo (teknologjitë e reja) do të krijojë prosperitet dhe do të kontribuojë që familjet të qëndrojnë dhe të shohin rritje të vazhdueshme në paga dhe pensione.”

Bërnabiq do të zhvillojë edhe disa vizita në komunat veriore dhe komunitetin serb.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka shpërndarë çmime për fëmijë në Panairin...

Sot është dita e katërt e panairit të Librit për Fëmijë që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia Botuese “<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdukagjinipublishing%2Fposts%2Fpfbid02YAeQHpvFm2GWcbnSERzYo68YXk5UGMDCBxQE9F8K3qgYvcNjMhYvGvXUUy73mL3Xl&show_text=true&width=500"...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Të fundit nga rubrika