Bërnica, vendi ku do të ndërtohet stadiumi i ri në Prishtinë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka takuar kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, për të koordinuar ndërinstitucionalisht ndërtimin e stadiumit të ri në Bërnicë, që do të plotësojë standardet ndërkombëtare për garat futbollistike në nivel kombëtar dhe evropian

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe kreu i FFK-së, Agim Ademi.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka pritur të martën në takim kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, me të cilin ka diskutuar rreth projektit për ndërtimin e  stadiumit të ri në kryeqytet.

Ky takim kishte për qëllim koordinimin ndërinstitucional për ndërtimin e këtij stadiumi të rëndësishëm për futbollin kosovar dhe komunitetin e Prishtinës në përgjithësi.

Siç ka njoftuar FFK-ja, gjatë takimit, Ademi dhe i pari i kryeqytetit u dakorduan për të bashkëpunuar në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm për sportin kryeqytetas dhe jo vetëm.

Stadiumi i ri do të ndërtohet në Bërnicë, do të jetë i kategorisë së katërt, do të plotësojë të gjitha standardet dhe kushtet e nevojshme për organizimin e ndeshjeve ndërkombëtare, përkatësisht të ndeshjeve të ekipit kombëtar dhe të klubeve në garat evropiane.

“Ky stadium gjithashtu do të jetë një vend i përshtatshëm për organizimin e aktiviteteve tjera sportive dhe eventeve të ndryshme”, thuhet në njoftim.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe kreu i FFK-së, Agim Ademi.

Ademi dhe Rama kanë rënë dakord që Federata e Futbollit e Kosovës të ketë përgjegjësinë për menaxhimin e stadiumit të ri, në të njëjtën mënyrë siç ndodh me stadiumin “Fadil Vokrri”. Ata diskutuan po ashtu edhe për mirëmbajtjen e stadiumit ekzistues, gjendjen e fushës dhe organizimin e ndeshjeve kombëtare dhe të ekipeve që garojnë në Evropë.

Kryetari Rama ka shfaqur interesimin e tij për zhvillimin e sportit, veçanërisht të futbollit, në kryeqytet, duke e parë atë si sportin më të popullarizuar në Kosovë.

“Të dy krerët e institucioneve janë zotuar që të krijojnë kushte sa më të mira për sportin në kryeqytet dhe të përkushtohen bashkërisht në organizimin sa më të mirë të klubeve të kryeqytetit”, thuhet tuje në njoftimin e FFK-së.

Gjatë takimit, Ademi i ka dhuruar kryetarit Rama fanellën e kombëtares së Kosovës dhe e ka falënderuar për gatishmërinë e tij për të kontribuuar në zhvillimin e futbollit kosovar.

Ata kanë shprehur vullnetin për të nënshkruar Memorandum të Bashkëpunimit në përputhje me praktikën e krijuar me komunat e tjera të Kosovës. Kjo do të ndihmojë në përmirësimin e futbollit kosovar dhe në ngritjen e nivelit të klubeve në kryeqytet.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika