BERZH: Shqipëria e para në rajon për qeverisjen digjitale

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka prezantuar raportin e Bankes Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, i pari i qeverisë së Shqipërisë ka shpërndarë raportin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Sipas këtij raporti, Shqipëria është radhitur në vendin e 17 në ranglistën për shërbime digjitale në Botë.

Shqipëria ka shënuar progres në këtë drejtim.

“Nga e 33-ta, Shqipëria ngjitet në vendin e 17-të për shërbimet digjitale dhe del e para në rajon”, ka thënë Edi Rama.

Pas datës 30 prillit, në Shqipëri nuk do të ketë më shërbime në sportele.

“Në 30 prill mbyllim sportelet e shërbimeve me dokumenta dhe i japim një shqelm vendimtar korrupsionit, radhave, zvarritjeve për marrjen e një dokumenti shtetërore” ka shkruar në Facebook, kryeministri shqiptar.

Për këtë arsye, qeverisja dixhitale është shndërruar në një koncept bazë të mirëqeverisjes dhe shtetit ligjor në kohët moderne. Ekzistenca e shërbimeve të automatizuara shtetërore është mënyra më efikase për të reduktuar korrupsionin, burokracitë dhe ineficencën e administratave publike në të gjithë botën.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika