Besa Gaxherri: Kosova është e rrezikuar nga Albin Kurti, LDK-ja është rritur mbi 100%

Deputetja e LDK-së, Besa Gaxheri lidhur me situaten aktuale të politikës në Kosovë ka thënë se “Kosova është e rrezikuar nga qeveria dhe keqqeverisja”.

Kështu u shpreh ajo në emisionin “Personale” në Televizionin Dukagjini.

“Kosova është e rrezikuar nga qeveria dhe keqqeverisja, dhe nga paaftësia për të pasur rolin e saj diplomatik në vendin ku duhet dhe si duhet. Fatkeqësisht me historinë e saj, ku me disa dekata e kemi kundërshtuar okupatorin serb me qenë Republikë, nuk ka qenë më keq sesa që është sot që i ka,. Kosova me politikën e saj dhe qeverinë e saj i ka mbyllur vetës shumë dyer dhe ka ardhur në një cak për të ardhur deri të prishja e miqësisë e të shenjta. Esenciale për vet jetën dhe shtetin tonë. Është e papranueshme, errezikshme dhe ne e kemi dyherë obligim të punojmë ditë e natë që t’a ndryshojmë qeverinë këtë vend dhe Kosovën t’a stabilizojmë aty ku e kemi lënë.

Sipas Gaxherit, LDK-ja në zgjedhjet e fundit ka prekur fundin por që fati i mirë e kuptoj që nga ky rezultat jemi angazhuar dhe po puinohet çdo ditë.

“LDK me zgjedhjet e fundit nacionale pat prekur fundin. D.m.th ka qenë shumë keq. Fat i mirë se LDK-ja e kuptoj këtë. Nga ajo ditë deri më sot jemi angazhuar seriozisht, po punojmë çdo ditë. Përveç që po punojmë që LDK-në me rikthy me fitore për qeverisjen e vendit, ne po punojmë dyherë më shumë obligim se Kosova është në rrezik. Nuk është vetëm e keqqeverisur. Por është në rrezik për veq qenien e saj”, ka thënë Gaxheri.

Sa i përket se ku po qëndron partia e saj aktualisht në sistemin politik, Gaxheri ka theksuar se në bazë sondazheve të brendshme “LDK-ja është rritur 100%”.

“Situata në Kosovë thotë se jemi rritur 100% por po punojmë që të dalim në vendin e parë çdo ditë. Jemi shumë mirë në bazë të sondazheve tona”, tha ajo.

 

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika