Besian Mustafa: Po jetojmë në terr, qeveria nuk ka plan për energjinë

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk është duke bërë asnjë plan në lidhje me krizën e përgjithshme që ka kapluar vendin

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa





Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Besian Mustafa, ka reaguar pas reduktimeve të energjisë elektrike në vend, të cilat sipas tij, bëhen pa ndonjë plan.

“Reduktimet e energjisë elektrike tash po bëhen me e pa plan. Kur po munden”, ka deklaruar Mustafa.

Po ashtu, ai ka thënë se Qeveria nuk e ka pranuar planin dhjetëpikësh të LDK-së, teksa ka vënë në pikëpyetje ekzistimin e ndonjë plani qeveritar.

Ai i është përgjigjur pyetjes së tij, duke thënë se Qeveria nuk ka një plan, pasi sipas tij, naftën e kanë pa pare, dhe as nuk e dinë sa kushton.

“Plani 10 Pikësh i LDK-së thanë që s’bën. A kanë plan të tyre? Jo, siç po shihet, ose s’po shihet fare se po jetojmë në terr. Edhe këtu thanë që propozimet e LDK-së nuk bëjnë. A kanë këta plan? Jo, se naftën e kanë pa pare, as nuk e dinë sa kushton”, ka shtuar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka reaguar edhe për çmimet e produkteve esenciale, duke thënë se vaji për gatim është mbi 3 euro për litër, dhe se çdo produkt ushqimor sipas tij, po bëhet gjithnjë e më i shtrenjtë.

E për këto çmime në rritje, sipas tij, Qeveria nuk ka asnjë plan për zgjidhje.

“Vaji për gatim 3,49 euro për litër. Çdo produkt ushqimor çdo ditë e më shtrenjtë. As këtu s’kanë plan e as zgjidhje. Veç rrudhin krahët”, ka deklaruar ai.

Gjithashtu, Mustafa ka reaguar edhe për situatën në mes Ministrisë së Arsimit dhe Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBAShK), në lidhje me deklaratën se mësimi nuk fillon më 1 shtator.

Nga ana tjetër, Ministria e Arsimit ka njoftuar që mësimi fillon më 1 shtator, ndërsa, Mustafa këtë e ka quajtur si shpallje e luftës ndaj arsimtarëve grevistë nga Qeveria e Kosovës.

“Arsimtarëve u kanë shpallur luftë. Nesër 1 shtatori, pak gjasa që fillon mësimi”, është shprehur Mustafa.

Ndërkaq sipas tij, Qeveria investime kapitale nuk ka realizuar as 10 për qind, dhe sektorit publik nuk ua rrisin pagat, sektori privat ka mbetur pa punëtorë, rinia iku, të gjitha këto ai i ka quajtur “dështim pas dështimi”.





Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika