Besian Mustafa: Shqetësuese që nuk janë përfshirë bujqit në masën e 100 eurove

Besian Mustafa, deputet i LDK-së

Në seancën e së enjtes, deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa e ka kritikuar pushtetin për mos përfshirjen e kategorisë së bujqëve në përfitimin e 100 eurove që ka vendosur t’i ndajë Qeveria e Kosovës.

Mustafa ka thënë me këtë rast bujqit janë konsideruar si të papunë dhe si rrjedhojë nuk do të mund t’i marrin 100 euro sikurse kategoritë e tjera.

“Fare në fund, ështrë mjaft shqetësuese që në këtë masën 100 euro i keni konsideruar bujqit si të papunë, duke mos i përfshirë në këtë masë. Bujqit nuk do t’i marrin 100 euro për muajin prill”, ka thënë Mustafa.

Kuvendi i Kosovës

Shqetësim tjetër sipas tij është edhe mos hapja e programit për pagesa direkte ndaj bujqve. Ai i ka drejtuar pyetje Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Bujqësisë, për datën se kur do të shpallja e programit për pagesa direkte.

“Do doja të dija, u bëj thirrje edhe Qeverisë dhe Ministrisë, se kur do të bëhet hapja për aplikim për pagesa direkte, pastaj kur do të përfundohet kontrolli administrativ i këtyre aplikimeve, kur do të bëhet kontrolla në teren, dhe kur do të bëhet ekzekutimi i pagesave”, ka thënë ai.

Sipas deputetit të LDK-së, është dashur më herët që të hapej kjo shpallje në mënyrë që të ndihmohen bujqit.

 

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika