Besnik Tahiri: Kanë mbetur edhe tetë ditë, s’po shoh proces serioz politik për çështjen e presidentit

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar mungesën e një procesi serioz politik për zgjidhjen e situatës në vend, duke thënë se kanë mbetur edhe tetë ditë deri te afati për zgjedhjen e presidentit.

Ai është shprehur kritik ndaj asaj që e cilësoi si “injorim” të problemeve reale me të cilat përballet Kosova, duke thënë se vendi ndodhet para një afati të rëndësishëm dhe se duhet reflektim politik.

“Po e shoh që ka një injorim të një situate shumë reale. Më 6 tetor, ne ose shkojmë në zgjedhje ose vazhdojmë me rrugëtimin shtetëror edhe me këtë zotim, por edhe zotime të tjera. A kuptoni që është totalisht e pakuptueshme, e papranueshme që ne mos të flasim për problemet reale që janë në Kosovë. Na ka hyrë debati kush është më patriot e kush spiun, kush është i majtë e kush i djathtë, kush po bën më shumë e nganjëherë kush po qan më shumë, kush po qet lot të krokodilit. Kosova ka nevojë për seriozitet, për reflektim për shkak se kanë mbetur edhe tetë ditë deri te një vendim. Nuk shoh proces serioz, nuk shoh reflektim të situatës, shoh vazhdimësi të një situate e cila po na përsëritet”, tha ai./EO

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika