Besnik Tahiri vendos pankarta në kuvend, “Ku është Ligji i Pagave”

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, i ka vendosur disa pankarta në foltore dhe në ulëset e kabinetit qeveritar me mbishkrimin “Ku është ligji i pagave?”.

Ky veprim, sipas Tahirit, lidhet me premtimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili kishtë thënë se ky ligj do të procedohet më 31 mars të vitit 2022.

“Ky është një aktivitet simbolik për të ngritur një çështje që e kemi ngritur gjatë dhe që lidhet me një qëndrim të qeverisë Kurti dhe të ministrit Sveçla, i cili në këtë foltore kishte thënë se më 31 mars do ta procedojë ligjin e pagave në kuvend. I kam thënë mos u ngut, ka thënë po, dhe pyetja ime është e thjeshtë, ku është ligji i pagave?”, është shprehur Tahiri.

Siç theksoi Tahiri, ky proces ishte nisur nga AAK më 14 qershor të vitit 2021.

Për të njëjtin, Tahiri ka thënë se është debatuar në kuvend kur ishte miratuar rezoluta.

“Ky kuvend e ka miratuar një rezolutë me një fjali të shkurtër që thotë, Qeveria e Kosovës ta sjellë sa më parë projektligjin e pagave në sektorin publik”, ka thënë Tahiri.

Për këtë veprim, kryetari i kuvendit të kosovës, Glauk Konjufca, e ka pyetur Tahirin se ku është inspiruar për ndërmarrjen e këtyre aksioneve, derisa ka shtuar se ndonëse është data 31 mars, por, “ka kohë edhe 13 orë”, që kjo ditë të mbarojë.

Pas nisjes së rendit të ditës, deputetët e pranishëm në sallën e kuvendit kanë miratuar në parim projektligjin për kompensimin e viktimave të krimit.

“Me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në parim Projektligjin për Kompensimin e Viktimave të Krimit”, ka thënë Konjufca.

Ndryshe, Tahiri, para nisjes së seancës, në një konferencë për media ka folur për Ligjin e Pagave, pagën minimale, tërheqjen e Trust-it dhe ngritjen e çmimit të naftës.

Tahiri ka thënë se ky ligj ka qenë pjesë e agjendës legjislative të vitit 2021, dhe se për shkak të pazotësisë së Qeverisë siç e ka quajtur ai, nuk është implementuar.

“Ka pasur zotim të qeverisë që në fund të marsit të kalojë në qeveri. Ku është ligji i pagave, ku jeni fshehur me këtë ligj, ku është procesi i punës për finalizimin e ligjit. Pse na keni thënë se bëhet në mars, apo është pazotësi e juaja dhe nuk dini të bëni këtë ligj. Ky është obligim që e kemi deputet”, ka thënë Tahiri.

Ai ka potencuar se qeveria po mburret me rritje prej 10 për qind të ekonomisë, por, kjo, sipas Tahirit, nuk po vërehet në buxhetin e qytetarëve.

Ndryshe, sipas draft-projektligjit për paga, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do ta ketë pagën më të lartë në vend.

Ndërkaq, Kryetari i Kuvendit dhe kryeministri pasojnë listën me koeficient 19. Bashkë me ta është edhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese në vlerë të njëjtë.

Nënkryetari i Kuvendit, zëvendëskryeministri dhe zëvendëskryetari i Kushtetueses kanë koeficient 17, ndërsa deputeti, ministri e gjyqtari i Kushtetueses me koeficient 16.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika