Betimi i Erden Atiq, momentum që nuk duhet humbur

Betimi i Erden Atiq si kryetar i ri i Mirovicës së Veriut, po vlerësohet një momentum i cili duhet të shfrytëzohet nga institucionet e Kosovës. Veprim i njëjtë, kërkohet të bëhet edhe në tri komunat e tjera veriore të Kosovës. Megjithatë, kryetarëve të rinjë u është kërkuar një qasje e kujdesshme, për shkak të situatës së ndjeshme

Kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

Përkundër disa paralajmërimeve nga Serbia, Erden Atiq u betua të premten si kryetar i ri i Mitrovicës së Veriut.

E ky momentum, po thuhet se nuk duhet humbur.

“Policia e Kosovës dhe institucionet e Kosovës nuk duhet të zmbrapsen. Nëse nuk vendoset tani rendi simbolik, kushtetues në veri të Kosovës, më nuk ka kur të vendoset. Nuk mund të presim që sërish me e pas përkrahjen e Amerikës dhe të Evropës për zgjedhje që kanë legjitimitet kaq të vogël, sic kishin këto zgjedhje. Përkrahja e tyre ka qenë pikërisht për këtë proces, për t’u ngritur flamuri i Kosovës nëpër objektet e komunave në veri të Kosovës”, ka thënë Nexhmedin Spahiu – Analist.

Mitrovica e Veriut, sikur edhe tri komunat e tjera veriore të Kosovës, mbetën pa kryetar që nga gjashtë nëntori i vitit të kaluar.

Mirëpo, përgjatë kësaj periudhe, asambleisti Betim Osmani, tregon se ofruan shërbime për të gjitha komunitetet.

“Deri tash nuk kanë hezituar. Shpresoj që tash do t’u ofrojmë rezultate konkrete, do t’u ofrojmë shërbime konkrete, sepse deri tash vetëm kemi pranuar kërkesa nga qytetarët serb dhe i kemi adresu nëpër ministritë përkatëse në Qeverinë e Kosovës, ku deri tash nuk kemi pasur ndonjë mbështetje konkrete”, ka deklaruar Betim Osmani – Kandidat për kryetar të Mitrovicës së Veriut.

Në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok, nuk dihet se kur do të ndodh betimi i kryetarëve të dalur nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 5 majit.

E kurdo që të zhvillohet kjo procedurë, deputeti Adnan Rrustemi, thotë se qasja duhet të jetë e kujdesshme.

“Qasja e kryetarëve të zgjedhur në veri duhet të jetë e kujdesshme”, ka përfunduar Adnan Rrustemi – Deputet i VV-së.

Lista Serbe ka paralajmëruar zhvillime të reja pas 1 qershorit, në rast se vazhdon procesi i betimit të kryetarëve të rinjë.

 

Shija e redaktorit

Panairi i 23-të i Librit: Triumfi i fjalëve të shkruara

Me moton 'Libri triumfon', më 6 qershor pritet të hapet edicioni i 23-të i Panairit të Librit, i cili organizohet nga Shoqata e Botuesve...

“Dance the Night” e Dua Lipës zgjidhet si kënga e...

Kënga “Dance the Night” e këngëtares me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa ka kryesuar sondazhin e ri muzikor të kësaj jave. Fansat e muzikës votuan...

Policia heton incidentet në veri të Kosovës

Protestat janë duke vazhduar në tri komunat e veriut të vendit - Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Policia e Kosovës ka njoftuar se situata...

Të fundit nga rubrika