Të gjithë një nga një po mblidhen. Janë këta asamblistët e rinj,  që për pak minuta pritet të japinë betimin e tyre  për të ushtruar detyrën e asamblistit.

Ndonëse jo në Kuvendin e Zubin Potokut, 16 pjesëmarrësit po i përdorin Zyrat e komuniteteve në Çaber për betim.

Ani pse në një situatë jo të zakonshme e me patrulla të Policisë e KFOR-it përreth, këta do të zëvendësojnë asamblistët e dorëhequr.

Për të parë nga afër këtë proces, erdhi edhe ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushteit Lokal , Elbert Krasniqi.

“Në momentin kur kanë japë dorëheqja anëtarët e vjetër në KQZ janë dorzu për zëvendësim 16 asamblistë, tre të tjerë nuk kanë dhënë dorëheqje. Tash është procesi tjetër për të raportuar në ministri. Ne e kemi obligim të monitorojmë këtë seancë. Sot diskutuam për bashkëpunim më ta në këtë pjesë dhe në këtë moment”, ka deklaruar : Elbert Krasniqi- Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

Në mbledhjen që u mbajt më dyer të mbyllura u betuan 16 asamblistë, nga ta 13 shqiptarë dhe 3 serbë.

“Tre persona e kanë përcjell seancën online dhe s’kanë mundur të jenë pjesë live për betim por e kanë përcjell online betimin”, ka shtuar Elbert Krasniqi- Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushteit Lokal.

Njëjtë sikurse asamblistët e Zubin Potokut, me 14 dhjetor në Mitrovicë të Veriut janë betuar asamblistët e rinj. Krejt kjo po bëhet pas dorëheqjes së Listës Serbe nga të gjitha institucionet me 5 nëntor.

Që nga ajo periudhë, katër komunat veriore kanë mbetur pa kryetarë.