Betohen asamblistët e rinj në Mitrovicë të Veriut (VIDEO)
Të mërkurën e 14 dhjetorit, në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut është bërë betimi i asamblistëve të rinj. Kjo ceremoni e betimit të tyre vjen si zëvendësim i asamblistëve pas dorëheqjes së asamblistëve nga Lista Serbe më 5 nëntor. RTV Dukagjini ka siguruar emrat e 15 asamblistëve të cilët do të jenë në zëvendësim […]





Të mërkurën e 14 dhjetorit, në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut është bërë betimi i asamblistëve të rinj.
Kjo ceremoni e betimit të tyre vjen si zëvendësim i asamblistëve pas dorëheqjes së asamblistëve nga Lista Serbe më 5 nëntor.
RTV Dukagjini ka siguruar emrat e 15 asamblistëve të cilët do të jenë në zëvendësim të atyre që kanë dhënë dorëheqje. Prej tyre janë 12 shqiptarë, dy boshnjakë dhe një serb.

Ndërkaq, zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, Skënder Sadiku ka thënë se këtë mbledhje e kanë mbajtur për të treguar normalitet dhe ka bërë të ditur se janë certifikuar 15 asamblistë të cilët kanë bërë betimin si zëvendësim për ata që kanë dhënë dorëheqje dhe se Nexhat Ugljanin është caktuar kryesuesi i Kuvendit Komunal.
“Për të treguar normalitet, pikërisht për të treguar normalitet, kemi mbajtur mbledhje normale, në mbledhjen e sotme në bazë të vendimi, e kanë bërë betimin asamblistët që kanë qenë në radhë”, ka deklaruar Sadiku.




















