Në hyrje të Zveçanit të enjten janë rikthyer trupat e KFOR-it dhe Policia e Kosovës.

Ngjashëm edhe në hyrje të rrugës për në fshatin Boletin.

Masat e sigurisë janë ndërmarrë, ndërsa nga ora 10:00 pritet të filloj ngjarja e ditës.

Shkolla e fshatit është kthyer në Kuvend Komunal, ndërsa në bankat ku dje mësonin nxënësit, sot u betua kryetari e me të edhe 19 asamblistë të komunës së Zveçanit

Në komunën e banuar me shumicë serbe e gjithë qeverisja lokale do të udhëhiqet nga pëfaqësuesit shqiptarë, duke filluar nga kryetari Ilir Peci, e po ashtu Kryesuesja e Kuvendit, Selvete Kelmendi.

Momentin e gëzimit përfaqësuesit e PDK-së, deshtën ta kurorëzojnë në Kullën e Isa Boletinit, por me gjasë pa u konsultuar me pasardhësin, Gazmendin.

“Ne nuk kemi kurrfar konfirmimi, nuk është kjo breh nuk është… “, ka thënë Gazmend Boletini.

Megjithatë fjalimi u mbajt.

“Unë posa e mora postin si Kryetar i Komunës, njoftoj se për të gjithë do të punoj, do të jem i barabartë për të gjithë qytetarët e Komunës së Zveçanit. Kjo nuk është çështje që varet prej meje është Qeveria e Republikës së Kosovës ajo si ta vendosë ne veprojmë….”, tha Ilir Peci, Kryetar i Zveçanit

Kryetari nuk ofroi shumë informacione, por u mësua se nuk është zgjedhur askush nën-kryetar, dhe se ky do të jetë objekti ku do të punoj i pari i komunës, Zyra Lokale për Komunitete dhe Kthim në fshatin Lipë.

Hisotri pak a shumë e njëjtë u zhvillua edhe në fshatin Bistricë, i braktisur nga të rinjtë, e ku jetojnë vetëm 10 familje. Aq sa kanë mbetur edhe në fshatrat ngjitur në Koshtovë dhe Cerajë, të banuara me shqiptarë.

Për herë të parë kryetari i komunës së Leposaviqit do të jetë shqiptar, gjë që ka shtuar shpresat e banorëve për një jetë më të mirë.

“Më së shumti këto tri fshatra tash për tash kemi nevojë për autobus. Qysh të mundemi udhëtojmë, autobus nuk ka vetëm gjithkush kush ka veturë, kush nuk ka në këbmë…Të tjera nevoja kemi për punësim…për tendere për bujqësi, për blektori, kështu që çka të dhajnë për këto tri fshatra, kem nevojë”

Pritshmëritë e këtij banori varen nga kryetari i ri, i cili detyrën do ta ushtrojë nga Bistrica e jo në objektin e komunës në qendër të qytetit.

“Kur nuk e dijmë por sipas të gjitha qasave është afër dita që kemi me shku në komunë…Katër kryetarët e komunave veiore kemi pasur një takim me amabasadën amerikane, mos harroni që edhe ata na kanë sugjeruar si Qeveria e Kosovës që për çështje të mos shkojmë dhunshëm e të hyjmë në objektin me shku ne u betu në objekt komuna”, ka thënë Rexhep Hetemi, banor i Bistricës

Hetemi prezantoi edhe nënkryetarn, Dragana Milietiq, për të cilën tha se vullnetarisht i është bashkuar, dhe se aktualisht punon në administratë në Komunë të Leposaviqit.

“Do të angazhohemi të gjithë së bashku për një të ardhme me të mirë për të gjithë ne”, ka thënë ajo.

Dragana nuk është e vetmja serbe, Gorsko Buriq është zgjedhuar Kryesues i Kuvendit Komunal, ndërkaq kryetari që fitoi zgjedhjet nën llogon e Vetëvendosjes, premteon se edhe në drejtori do të emërojë përfaqësues serbë.