Betohet Begaj si president: Do ta përmbush detyrën time sipas parimeve të Kushtetutës

Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, si udhëheqës i shtetit deklaroi se kjo përgjegjësi vjen në një moment historik

Presidenti i ri i Shqipërisë, Bajram Begaj

Presidenti i ri i Shqipërisë, Bajram Begaj, teksa ka deklaruar në fjalën e parë të tij si udhëheqës i shtetit, ka thënë se do t’i shërbejë Kushtetutës, interesit kombëtar dhe përparimit të popullit shqiptar.

Sipas tij, kjo përgjegjësi vjen në një moment historik për Shqipërinë.

“Është nder për mua t’i drejtohem kuvendit si president i Republikës. Jam plotësisht i vetëdijshëm se mbi privilegjin e të qenit qytetar i parë i Republikës rëndon përgjegjësia e përfaqësimit të unitetit tonë kombëtar, unitetit të pritshmërive dhe aspiratave të bashkëqytetarëve tanë”, ka thënë Begaj.

“U betova sot se do t’i shërbej Kushtetuës, intersit kombëtar dhe përparimit të popullit shqiptar, dhe të përmbush detyrën time sipas parimeve dhe normave të kushtetutës, këtë mision do ta kryej mbi palët, por unë nuk do të qëndroj neutral ndaj asnjërit që bie ndesh mbi këtë betim, ndaj asnjërit që vendos interesat personale përpara interesave të kombit tonë”, shtoi ai.

Sipas tij, Shqipëria tashmë ka hyrë në një rrugë të pakthyeshme evropiane.

“Kjo përgjegjësi vjen në një moment historik për vendin tonë. Shqipëria jonë e dashur ka hyrë në një rrugë të pakthyeshme evropiane, trashëgimia e mëhershme e dilemave dhe dyshimeve për orinetimin e saj i takon tashmë së shkuarës”, u shpreh Begaj.

Ai ka theksuar se nuk duhet shmangur nga gabimet e së shkuarës dhe së tashmes.

“Të ndërtojmë vazhdimisht ura lidhëse midis klasave politike, shtetasve dhe shtetit. Në një det të trazuar nevojitet unitet më shumë se çdoherë për të siguruar vitalitetin e kombit tonë, vitalitetin e Shqipërisë. Të gjithë së bashku ta bëjmë Shqipërinë edhe më të bukur. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika