Bicaj: Agim Ramadani ishte patriot i madh, kishte vepra jo fjalë
Ish-ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Bujar Bukoshit, Halil Bicaj, ka thënë se Agim Ramadani, ishte patriot i madh që çdo kush ia kishte lakmi. “E kam dashtë Agim Ramadanin shumë, ka qenë burrë shumë i mirë, patriot i madh jo me fjalë por me vepra, ka qenë artist i mirë, ka qenë gjithçka me […]
Ish-ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Bujar Bukoshit, Halil Bicaj, ka thënë se Agim Ramadani, ishte patriot i madh që çdo kush ia kishte lakmi.
“E kam dashtë Agim Ramadanin shumë, ka qenë burrë shumë i mirë, patriot i madh jo me fjalë por me vepra, ka qenë artist i mirë, ka qenë gjithçka me lakmu”, tha ai në Debat Plus.
Bicaj foli edhe për “Betejën e Koshares”, ku tha se ishte Ministria e Mbrojtjes, nën drejtimin e tij që e ndihmoi UÇK-në.
“Kosharja është dashtë dikush me i leju, ka qenë ministria e mbrojtjes unë. Ka qenë Agim Ramadani dhe Anton Quni, kanë ardhë mi kanë pru dokumentet, kanë pas ndihmë nga ministria e mbrojtjes, e kem analizu atë situatë. E kemi pas në ministri një dhomë ku s’mundet askush të dëgjoj çka po folë. Ata e kanë pas vetëm datën”, tha ai.















