Biden bisedon me Netanyahun, i përsërit qëndrimin për pushtimin në Rafah

Nga një deklaratë e Shtëpisë së Bardhë, të dielën presidenti amerikan, Joe Biden, në një telefonatë me kryeministrin e Izraelit ka përmendur përgatitjet izraelite për të hapur këtë javë pika të reja kufitare në veri të Gazës, ku rreziku i urisë mbetet i lartë

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka folur të dielën me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, të cilit i ka “përsëritur qëndrimin e tij të qartë” për një pushtim të mundshëm të qytetit kufitar të Gazës, Rafah.

Një deklaratë e lëshuar nga Shtëpia e Bardhë nuk jep më shumë detaje të asaj pjese të bisedës.

Uashingtoni ka thënë se nuk mund të mbështesë një operacion në Rafah pa një plan të përshtatshëm dhe të besueshëm humanitar.

Duke folur më herët, zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, ka thënë se Izraeli kishte rënë dakord të dëgjonte shqetësimet dhe mendimet e SHBA-së përpara se të fillonte një pushtim.

Dy liderët folën për herë të fundit më 13 prill, pasi Irani nisi sulmet me raketa dhe dronë kundër Izraelit.

“Presidenti ripohoi angazhimin e tij të pathyeshëm për sigurinë e Izraelit”, thuhet në deklaratë, raporton Reuters.

Të dy udhëheqësit shqyrtuan bisedimet e krijuara për të siguruar lirimin e disa prej pengjeve të mbajtura që nga sulmi i udhëhequr nga Hamasi i 7 tetorit të shoqëruar me një armëpushim të menjëhershëm në Gaza.

Ata diskutuan gjithashtu një ritëm në rritje të dërgesave të ndihmave, duke përfshirë përgatitjet për hapjen e kalimeve të reja në Gaza.

“Presidenti theksoi nevojën që ky progres të vazhdojë dhe të rritet në koordinim të plotë me organizatat humanitare”, thuhet në deklaratë.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika