Biden bisedon me Netanyahun pas sulmeve vdekjeprurëse në Izrael
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, pas sulmeve vdekjeprurëse në Izrael nga grupi islamist palestinez Hamas. Këtë e ka bërë të ditur vetë Biden përmes një sotmi në X, duke theksuar se i ka ofruar mbështetjen plotë kryeministrit izraelit për sigurinë e Izraelit. “Sot fola me kryeministrin […]
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, pas sulmeve vdekjeprurëse në Izrael nga grupi islamist palestinez Hamas.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Biden përmes një sotmi në X, duke theksuar se i ka ofruar mbështetjen plotë kryeministrit izraelit për sigurinë e Izraelit.
“Sot fola me kryeministrin e Izraelit Benjamin Nentanyahu për sulmet e tmerrshme terroriste të Hamasit në Izrael. I ofrova mbështetjen tonë dhe përsërita angazhimin tim të palëkundur për sigurinë e Izraelit. Jill Biden dhe unë shprehim ngushëllimet tona të përzemërta familjeve që kanë humbur të dashurit”, ka shkruar Biden.
Today, I spoke with @IsraeliPM about the appalling Hamas terrorist attacks in Israel. I offered our support and reiterated my unwavering commitment to Israel’s security. @FLOTUS and I express our heartfelt condolences to the families who have lost loved ones.
— President Biden (@POTUS) October 7, 2023
Ndërsa, të 70 persona janë vrarë në Izrael pasi grupi militant palestinez Hamas filloi sulmin e tij më të madh në vite. Militantët kaluan në Izrael nga Gaza nën breshërinë e raketave të rënda – dhe që atëherë kanë zënë robër dhjetëra izraelitë.
Kurse, Izraeli është përgjigjur me një valë sulmesh ajrore në objektiva në Gaza duke vrarë 198 persona.















