Biden dhe McCarthy bëjnë përparim për t hequr tavanin e borxhit

Presidenti amerikan, Joe Biden, me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy në shkallët e Dhomës në Kapitol në Uashington, 17 Mars 2023, foto CNN.

Të enjten, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u shpreh se ai dhe Kevin McCarthy, republikani kryesor në Kongres, kishin bërë përparim të rëndësishëm drejt marrëveshjes për të reduktuar shpenzimet dhe për të rritur tavanin e borxhit të Qeverisë, i cili aktualisht qëndron në 31.4 trilionë dollarë.

Mosarritja e marrëveshjes për tavanin e borxhit mund të ketë pasoja të rënda për ekonominë amerikane.

Sipas Departamentit të Thesarit, Qeveria federale mund të përballet me mungesë fondesh për të mbuluar shpenzime të caktuara deri më 1 qershor.

Gjatë mbajtjes së një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë, presidenti demokrat u shpreh se republikanët po kërkojnë shkurtime të konsiderueshme që do të bënin që marrja e Sigurimeve Shoqërore të zgjasë më shumë dhe të çojë në një reduktim të numrit të mësuesve, oficerëve të policisë dhe agjentëve të patrullës kufitare.

“Unë nuk besoj se e gjithë barra duhet të bjerë mbi amerikanët e klasës së mesme dhe punëtore. Miqtë republikanë nuk janë dakord”, tha Biden, shkruan REL.

Nëse arrihet një marrëveshje, ajo do të përcaktojë udhëzime të përgjithshme për shpenzimet, ndërkohë që ligjvënësit t’i trajtojnë detajet specifike në javët dhe muajt e ardhshëm.

Çdo marrëveshje për të rritur kufirin duhet të kalojë të dyja dhomat e Kongresit, dhe për këtë arsye varet nga mbështetja dypartiake. Republikanët e McCarthy kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa demokratët e Biden-it mbajnë Senatin.

Kjo mund të paraqesë një sfidë, pasi disa republikanë konservatorë dhe demokratë të shumtë progresivë kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me idenë e arritjes së një kompromisi.

“Ne e dimë se ky votim kërkon votat e demokratëve dhe republikanëve, që do të thotë se kur negociohet kështu, kur këto negociata të ndodhin, të dyja palët duhet të kuptojnë se asnjëra palë nuk do të marrë gjithçka që dëshiron”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre.

Falimentimi i SHBA-së mund t’i përmbysë tregjet financiare globale dhe ta shtyjë SHBA-në në recesion. Sipas kryetarit të Shefave të Shtabit të Përbashkët, Mark Milley, kjo kërcënon sigurinë kombëtare.

“Unë mendoj se nuk ka asnjë dyshim se do të kishte një ndikim shumë të rëndësishëm negativ në gatishmërinë, moralin dhe aftësitë e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara nëse ne do të falimentonim”, tha ai.

Demokratët dhe republikanët kanë afat deri më 1 qershor për të rritur kufirin e vetëhuamarrjes së Qeverisë, ose përndryshe do të rezultojë në një falimentim të paprecedentë të borxhit. Ekonomistët paralajmërojnë se mospagimi i borxhit mund të çojë në një recesion.

Një dështim për të hequr tavanin e borxhit do të shkaktonte një tronditje në tregjet financiare dhe do të rriste normat e interesit në çdo gjë, nga pagesat e makinave deri te kartat e kreditit.

Do të duhen disa ditë për ta lëvizur legjislacionin përmes Kongresit, nëse dhe kur Biden dhe McCarthy arrijnë një marrëveshje. McCarthy tha se një marrëveshje duhet të arrihet këtë javë që ajo të kalojë Kongresin dhe të nënshkruhet nga Biden në kohë për ta shmangur falimentimin.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika