Biden dhe Trump qëndrime të forta lidhur me tarifat mbi mallrat kineze

Këtë javë, presidenti Joe Biden rriti në mënyrë drastike tarifat për mallrat e importuara kineze, përfshirë makinat elektrike, produktet e çelikut dhe aluminit dhe gjysmëpërçuesit

Foto: Reuters

Këtë javë, presidenti Joe Biden rriti në mënyrë drastike tarifat për mallrat e importuara kineze, përfshirë makinat elektrike, produktet e çelikut dhe aluminit dhe gjysmëpërçuesit. Vendimi pason rishikimin nga ana e administratës së tij të politikave tregtare të ish Presidentit Donald Trump ndaj Kinës. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë Patsy Widakuswara u hedh një vështrim dallimeve të dy kandidatëve presidencialë në qasjet e tyre mbi këtë çështje.

Qendrimi i fortë ndaj Kinës është një nga ato pak çështje për të cilën bien dakord si demokratët dhe republikanët, përfshirë presidentin Joe Biden.

“Për vite me radhë qeveria kineze ka derdhur para publike në kompanitë kineze në disa degë të industrisë si në çelik, alumin, gjysmëpërçuesit, makinat elektrike, panelet diellore, industritë e së ardhmes”, thotë ai.

Dhe paraardhësi i tij, Donald Trump thotë se “Kina tani po na konkurron në mënyrë të pandershme”.

Si Biden dhe Trump thonë se duan të ndëshkojnë Kinën për praktikat tregtare që shkelin rregullat ndërkombëtare.

Këtë javë Biden katërfishoi tarifat doganore për makinat elektrike, në 100 për qind, trefishoi tarifat për disa produkte alumini dhe çeliku në 25 për qind dhe dyfishoi tarifat për gjysmëpërçuesit duke i rritur në 50 për qind.

“Ne do të kundërpërgjemi ndaj mbikapacitetit të Kinës në këto industri. Dhe ne po bëjmë investime të mëdha në çelik dhe alumin të pastër amerikan”, deklaroi zoti Biden. Ai njoftoi masat pasi rishikoi politikat e Trump.

Zoti Trump tha se: “Eshtë shumë vonë. Duhet ta kishin bërë këtë gjë me kohë. Por duhet ta bëjë këtë edhe për automjete të tjera dhe për shumë produkte të tjera”.

Përpara zgjedhjeve të nëntorit, dy kandidatët janë të prirur të theksojnë se nga politikat e tyre ndaj Pekinit do të përfitojnë punëtorët amerikanë.

Tarifat e gjera për importet kineze nga prodhimet e detit deri tek pajisjet elektronike u vendosën për herë të parë nga Trump. Biden ka mbajtur disa prej tyre, duke synuar sektorë kyç si energjia e pastër.

Kjo është në përputhje me planin e tij për të rritur prodhimin e automjeteve elektrike vendase dhe teknologjive të tjera që synojnë të luftojnë ndryshimet klimatike dhe të mbizotërojnë industritë e prodhimit të teknologjisë së lartë.

Një tjetër dallim kyç është se presidenti Biden harmonizon përpjekjet e tij me aleatët, duke përfshirë Grupin e Shtatë vendeve të industrializuara, G-7.

“Administrata Trump ishte mjaft e gatshme të përdorte tarifat për të siguruar marrëveshje më të mira. Ishte më pak e gatshme që të investonte në vend, të përpiqeshin të krijonin zinxhirë furnizimi alternativë. Dhe ata ndoshta ishte më pak e gatshme që të bashkëpunonte me aleatët për të ndërtuar ato zinxhirë furnizimi”, thotë Rachel Ziemba.

Trump thotë se qasja e tij më e gjerë e tarifave prej miliarda dollarësh është më e mirë, ndërsa zoti Biden thotë se masat ndaj disa sektorëve specifikë janë më efektive.

Sido që të jetë, Pekini premton kundërpërgjigje ndërsa votuesit amerikanë do të tregojnë preferencën e tyre në nëntor. /VoA

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika