Biden do të takohet me mbretin e Jordanisë, i cili kërkon armëpushim në Gazë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do të takohet të hënën në Shtëpinë e Bardhë me Mbretin e Jordanisë, Abdullah II

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do të takohet të hënën në Shtëpinë e Bardhë me mbretin e Jordanisë, Abdullah II, i cili ka qenë i zëshëm në thirrjet e tij për një armëpushim në Rripin e Gazës.

Ata pritet të bisedojnë edhe për përpjekjet e vazhdueshme për lirimin e pengjeve që po mbahet në Gazë dhe shqetësimet e mëdha për një ofensivë ushtarake të Izraelit në qytetin kufitar, Rafah.

Po ashtu, ky do të jetë takimi i parë mes dy aleatëve prej se u vranë tre ushtarë amerikanë nga një sulm me dronë kundër bazës amerikane në Jordani muajin e kaluar. Bideni i ka fajësuar milicitë e mbështetura nga Irani për këtë sulm vdekjeprurës.

Bideni dhe aleatët e tij janë duke punuar për ta ndërmjetësuar një ndërprerje tjetër në luftën e Izraelit kundër Hamasit, në mënyrë që të dërgohen ndihma në Gazë dhe të lirohen pengjet. Shtëpia e Bardhë është duke u përballur me kritika nga amerikano-arabët për shkak të mbështetjes së vazhdueshme për Izraelit përballë rritjes së numrit të të vrarëve në Gazë.

Duket se një marrëveshje për ndërprerjen e luftimeve është afër. Një zyrtar i lartë i administratës amerikane tha të dielën se ka hapur rruga për një marrëveshja, sipas të cilës, do të liroheshin pengjet që po mbahen nga Hamasi në Gazë në këmbim të një armëpushimi, sipas Associated Press.

Mbreti Abdullah, i cili ka qenë i zëshëm në thirrjet e tij për ndaljen e luftës së Izraelit, pritet t’i kërkojë Bidenit ta mbështetë një armëpushim të menjëhershëm.

Izraeli nisi luftën në Rripin e Gazës pasi rreth 1.200 njerëz u vranë në jug të Izraelit më 7 tetor nga pjesëtarët e Hamasit, të cilët gjithashtu i rrëmbyen 253 njerëz. Një numër i atyre pengjeve u liruan më vonë.

Të hënën, Ministria e Shëndetësisë në Gazë, e udhëhequr nga Hamasi, tha se 164 njerëz u vranë e rreth 200 të tjerë u plagosën në Gazë vetëm ditën e fundit, megjithëse nuk është e qartë se sa kanë vdekur gjatë bombardimeve izraelite gjatë natës së fundit.

Kjo Ministri thotë se 28.340 palestinezë janë vrarë dhe gati 68.000 të tjerë janë plagosur në Gazë nga sulmet izraelite prej 7 tetorit./REL

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika