Presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan, zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin Joe Biden, në të cilën diskutuan mbi kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO, njoftoi të dielën presidenca turke.

Erdogan i tha presidentit Biden se Stokholmi ka ndërmarrë hapa në drejtimin e duhur që Ankaraja ta ratifikojë kërkesën për anëtarësim në aleancën ushtarake.

Kjo duke iu referuar një ligji kundër terrorizmit, por se këta hapa nuk kishin dhënë rezultate, pasi mbështetësit e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) vazhdojnë të mbajnë demonstrata në Suedi.

Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu mbi blerjen nga Turqia të avionëve luftarakë të modelit F-16 dhe statusin e Ukrainës në NATO në bisedën e tyre telefonike, sipas njoftimit të shtypit të presidencës turke./ VOA