Biden fal edhe 6 miliardë dollarë kredi studentore

Sipas njoftimit nga Shtëpia e Bardhë, me këtë, vlera e përgjithshme e kredive studentore të anuluara nga administrata Biden arrin në pothuajse 150 miliardë dollarë

Presidenti amerikan, Joe Biden.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden, njoftoi se 6 miliardë dollarë kredi studentore do të anulohen për 78 mijë persona.

Sipas njoftimit nga Shtëpia e Bardhë, me këtë, vlera e përgjithshme e kredive studentore të anuluara nga administrata Biden arrin në pothuajse 150 miliardë dollarë.

Demokrati Biden vitin e kaluar u zotua se do të gjente mënyra të tjera për të lehtësuar borxhin pasi Gjykata Supreme në qershor bllokoi planin e tij të gjerë për anulimin e 430 miliardë dollarëve në kredi studentore.

Në grupin e fundit të personave që u janë anuluar kreditë studentore janë punëtorët në shërbimet publike sikurse mësuesit, infermierët dhe zjarrfikësit, të cilët kanë plotësuar kriteret e Programit për Faljen e Kredive të Shërbimit Publik të krijuar më 2007, me qëllim që të falen kreditë studentore të amerikanëve që punojnë në shërbimin publik.

“Këta punëtorë të shërbimit publik kanë vendosur që në karrierën e tyre t’iu shërbejnë komuniteteve të tyre, por për shkak të dështimeve të administratave të kaluara, kur nuk u ndihmuan ashtu siç e parasheh ligji”, tha Biden përmes një deklarate.

Deri në qershor të vitit 2023, afër 43.4 milionë marrës të kredive studentore në ShBA kishin një borxh të përbashkët në vlerë prej 1.63 trilion dollarësh, sipas web-faqes për Ndihmë të Studentëve Federalë.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika