Biden flet për herë të parë pas zgjedhjeve

Joe Biden Foto huazuar nga Reuters





Pavarësisht se si do të jetë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të mesmandatit, presidenca e Joe Biden do të ketë ndryshime të thella.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti Biden do të mbante një konferencë shtypi pasditen e së mërkurës për të folur mbi rezultatet.

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, në një konferencë për media teksa ka folur për rezultatet e zgjedhjeve, ka shprehur një optimizëm duke u thënë zyrtarëve demokratë se “ne do t’i befasojmë të gjithë”.

Siç raporton VOA, pas dyerve të mbyllura, ndihmësit e Shtëpisë së Bardhë kanë hartuar plane në rast se republikanët marrin kontrollin e njërës apo të të dyja dhomave të Kongresit, një skenar që Biden e ka pranuar që do ta vështirësonte punën e tij.

Ende është e paqartë se kush do të marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, pasi fitoret në disa gara treguan për forcën befasuese të demokratëve.

Javën e kaluar presidenti u kishte bërë thirrje amerikanëve që të jenë të durueshëm ndërsa numërohen votat dhe të shmangin përfshirjen në teori konspirative.

Nëse republikanët fitojnë kontrollin e Kongresit, aleatët e Biden po përgatiten për beteja të ashpra politike, që nga buxheti, detyrimet financiare, mbështetja për Ukrainën e deri tek përparësitë legjislative.

Fitorja e republikanëve mund të sjellë në Kongres një mori kandidatësh të cilët Biden i ka cilësuar si kërcënim për demokracinë.

Kjo do të kufizonte mundësitë e bashkëpunimit duke sjellë sfida të reja para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.

Në zgjedhjet e mesmandatit të presidencës së zotit Trump në vitin 2018, republikanët humbën 40 vende në Dhomën e Përfaqësuesve por fituan dy vende në Senat.





Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika