Biden i gatshëm për debat me ish-presidentin Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë se ai do të merrte pjesë në një debat me Donald Trump. “Do të debatoja me kënaqësi me të”, ka thënë ai

Foto: AP

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë se ai do të merrte pjesë në një debat me Donald Trump-in, kundërshtarin e tij republikan për zgjedhjet e nëntorit.

Jam i gatshëm. Nuk e di kur”, tha presidenti demokrat në një intervistë me prezantuesin Howard Stern.

“Do të debatoja me kënaqësi me të”, ka thënë Biden.

Këto ishin deklaratat më të qarta të presidentit Biden mbi mundësinë e një debati presidencial.

Biden nuk kishte shfaqur gatishmëri për të debatuar me Trump, duke thënë muajin e kaluar se një gjë e tillë do të varej nga sjellja e ish-presidentit.

Javët e fundit Trump ka sfiduar Biden që t’i dalë përballë në debat, duke u shprehur i gatshëm të debatojë me presidentin demokrat aktual “kurdo dhe kudo”.

Në fillim të këtij muaji, dy këshilltarët kryesorë të ekipit të fushatës së Trump i dërguan një letër një komisioni të pavarur që normalisht përcakton ngjarje të tilla, duke kërkuar përshpejtimin e kalendarit të debateve dhe realizimin e më shumë se 3 të tillëve që zhvillohen zakonisht.

Dhjetëra organizata mediatike i kanë bërë thirrje kandidatëve që të zotohen publikisht për një debat përballë njëri-tjetrit.

Deklarata sugjeronte që shpenzimet për organizimin e debateve për garën aktuale të përballoheshin nga komisioni jo partiak për debatet presidenciale, ashtu siç ka ndodhur në çdo cikël zgjedhor që prej vitit 1988.

Biden udhëheq për sa i përket mbështetjes nga votuesit e regjistruar, në nivelin 41 për qind përballë 37 për qind që ka Trump, sipas një ankete të bërë nga kompania e anketimeve Ipsos dhe agjencia e lajmeve Reuters, më herët gjatë këtij muaji.

Biden dhe Trump u përballën me njëri-tjetrin në dy debate televizive presidenciale gjatë fushatës së vitit 2020. /VoA

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika