Presidenti i Shteteve të bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka folur  në telefon me Benjamin Netanyahu të dielën në mëngjes, tha Shtëpia e Bardhë. Presidenti amerikan dhe kryeministri izraelit diskutuan situatën në Gaza.

“Presidenti përsëriti se Izraeli ka çdo të drejtë dhe përgjegjësi për të mbrojtur qytetarët e tij nga terrorizmi dhe nënvizoi nevojën për ta bërë këtë në një mënyrë në përputhje me ligjin ndërkombëtar humanitar që i jep përparësi mbrojtjes së civilëve”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë për shtyp.

Të dy liderët diskutuan përpjekjet e vazhdueshme për të gjetur dhe siguruar lirimin e 200+ pengjeve të rrëmbyer nga Hamasi gjatë sulmit të tyre në Izraelin jugor më 7 tetor dhe të çuar në Gaza. Pengjet janë kryesisht civilë izraelitë.

Ndërkohë Shtëpia e Bardha tha se “presidenti nënvizoi nevojën për të rritur menjëherë dhe ndjeshëm fluksin e ndihmës humanitare për të plotësuar nevojat e civilëve në Gaza ”.

Dhe të dy liderët ranë dakord të vazhdojnë dialogun, raporton The Guardian, përcjell Dukagjini.