Biden ka marrë një vaksinë më të fuqishme kundër Covid-19

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, të martën e 25 tetorit ka marrë një vaksinë tjetër më të fuqishme kundër koronavirusit dhe virusit Omicron. Biden ka ftuar amerikanët që sa më shpejt ta marrin vaksinën e përditësuar

Joe Biden Foto huazuar nga Reuters





Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, të martën e 25 tetorit ka marrë një vaksinë tjetër kundër koronavirusit, e cila konsiderohet të jetë vaksina më e fuqishme për përballje me virusin Covid-19 dhe virusin Omicron.

Ai ka thënë se synon të nxisë më shumë amerikanë ta marrin vaksinën e fundit, shkruan Reuters.

Ndërsa, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean- Pierre, ka thënë se vetëm 20 milionë njerëz në SHBA kanë marrë vaksinën e përditësuar për COVID-19, gjatë javës së kaluar, që sipas saj, kjo shifër është e pamjaftueshme.

“Ne kemi nevojë që të gjithë të rriten dhe të marrin vaksinën e tyre të përditësuar sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë ajo.

Ndërsa, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë thënë që javën e kaluar se 4.5 milionë amerikanë kanë marrë vaksinën vetëm gjatë javës së kaluar. Sipas saj, kjo ka qenë rritja më e madhe javore që nga fillimi i programit të vaksinimit.

Sa i përket presidentit Biden, ai ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në korrik, ndërsa në gusht dy herë kishte rezultuar negative, ka shkruar reuters.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika