Biden mbërrin në Londër për funeralin e Mbretëreshës

Funerali i Mbretëreshës Elizabeth II ka mbledhur liderët botërorë, të cilët u bashkuan për t'i dhënë nderimet e fundit të ndjerës, të hënën. Presidenti i SHBA-së, Biden raportohet se ka arritur në Londër së bashku me të shoqen

Presidenti i SHBA, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden udhëtuan në aeroportin Stansted, në Londër

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden, ka mbërritur në Londër për funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II.

Biden është në mesin e rreth 500 krerëve të shteteve dhe personaliteteve të huaja që vijnë në Londër me rastin e funeralit të së ndjerës, Mbretëreshës Elizabeth II. Nga të gjithë të ftuarit, bëhet e ditur se Kryeministrat e Kanadasë, Australisë dhe Zelandës së Re janë tashmë në Mbretërinë e Bashkuar.

Bëhet e ditur se të ftuarit e tjerë përfshijnë Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman, kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, kryeministri i Australisë, Anthony Albanese dhe kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, kryeministri i Bangladeshit, Sheikh Hasina dhe presidentin e Sri Lankës, Ranil Wickremesinghe. Ndërkaq, India do të përfaqësohet nga Presidenti Droupadi Murmu.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier dhe Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella janë ndër liderët e tjerë botërorë që pritet të marrin pjesë.

Të pranishëm do të jenë edhe anëtarë të familjeve mbretërore nga e gjithë Evropa, raporton BBC.

Shumë nga të ftuarit pritet t’i bëjnë nderimet e tyre mbretëreshës në shtëpinë e saj në Westminster Hall dhe të nënshkruajnë një libër ngushëllimi në Lancaster House.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe gruaja e tij Sophie Trudeau nënshkruajnë një libër ngushëllimi në Lancaster House, në Londër

Por fokusi do të jetë një pritje zyrtare shtetërore e organizuar nga Mbreti Charles III në Buckingham Palace, të dielën.

Për shumë liderë, do të jetë shansi i tyre i vetëm për t’u takuar kolektivisht dhe për t’u angazhuar në njëfarë diplomacie.

Disa nga të ftuarit kanë ngritur pakënaqësi. Princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman vizitoi për herë të fundit Britaninë e Madhe në vitin 2018 kur u takua me Mbretëreshën në Pallatin Buckingham.

Ai akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, brenda Konsullatës Saudite në Stamboll, Turqi në vitin 2018, një akuzë që Princi i Kurorës dhe qeveria e tij e mohojnë.

Mbreti Charles III foli me Jacinda Ardern të Zelandës së Re

Çfarë ndodhi me Jamal Kashoggi?

E fejuara e Khashoggi, Hatice Gengiz, tha se ai nuk duhet të lejohet të marrë pjesë në ngjarje dhe se kjo ishte një njollë në kujtesën e Mbretëreshës.

Një tjetër ftesë që ka sjellë kritika është ajo për Presidentin e Kinës, Xi Jinping, për shkak të akuzave për krime kundër njerëzimit të ngritura ndaj qeverisë kineze.

Por nuk do të jetë presidenti Xi që do të marrë pjesë në funeral. Në vend të tij, zëvendëspresidenti Wang Qishan do të udhëtojë në MB.

Përfaqësues nga Rusia, Bjellorusia, Mianmari, Siria, Venezuela dhe Afganistani nuk janë ftuar.

Irani, Koreja e Veriut (DPRK) dhe Nikaragua janë ftuar vetëm të dërgojnë ambasadorë, në vend të krerëve të shteteve.

Princi i kurorës i Arabisë Saudite Mohammed Bin Salman vizitoi për herë të fundit Britaninë e Madhe në vitin 2018 kur u takua me Mbretëreshën në Pallatin Buckingham

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka shpërndarë çmime për fëmijë në Panairin...

Sot është dita e katërt e panairit të Librit për Fëmijë që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia Botuese “<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdukagjinipublishing%2Fposts%2Fpfbid02YAeQHpvFm2GWcbnSERzYo68YXk5UGMDCBxQE9F8K3qgYvcNjMhYvGvXUUy73mL3Xl&show_text=true&width=500"...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Të fundit nga rubrika