Biden mirëpret dëshirën e Starmerit për raportet më të ngushta me BE-në

Presidenti amerikan, Joe Biden, i tha kryeministrit të ri britanik, Keir Starmer, se mirëpret dëshirën e tij për raporte më të ngushta me homologët evropianë, sipas njoftimit të Qeverisë britanike

Kryeministri britanik, Keir Starmer, gjatë takimit në Zyrën Ovale me presidentin amerikan, Joe Biden. 10 korrik 2024.

Presidenti amerikan, Joe Biden, i tha kryeministrit të ri britanik, Keir Starmer, se mirëpret dëshirën e tij për raporte më të ngushta me homologët evropianë, sipas njoftimit të Qeverisë britanike.

Starmer u takua me Bidenin në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën dhe liderët diskutuan për raportet mes dy shteteve të tyre si dhe për konfliktet në Ukrainë dhe Gazë.

“Presidenti mirëpriti deklaratat e bëra së fundi nga kryeministri për krijimin e raporteve të ngushta me homologët tanë evropianë, por edhe përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar për AUKUS”, tha Qeveria britanike, duke iu referuar paktit të sigurisë mes Britanisë, SHBA-së dhe Australisë.

“Në kohën kur ne po përballemi me sfida në mbarë botën, ne jemi më të fortë kur jemi bashkë dhe punojmë së bashku”.

Starmer ka marrë pjesë në samitin e NATO-s në Uashington, ku është takuar me liderët evropianë, përfshirë kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.

Starmer tha se ai dëshiron që Britania të rivendosë raportet me Bashkimin Evropian, të përmirësojë bashkëpunimin në fusha sikurse ajo e sigurisë dhe tregtisë, duke kërkuar që të ulë tensionet që u shkaktuan pas referendumit të vitit 2016, kur britanikët vendosën të largonin shtetin nga blloku evropian.

Megjithatë, ai ka përjashtuan mundësinë e ribashkimit në tregun e përbashkët të BE-së apo në unionin e doganave./REL

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika